Eksporti i energjise, 40 milione euro te ardhura me 2009
Eksporti i energjise elektrike i ka sjelle 40 milione euro fitime Korporates Elektroenergjitike (KESH) per tremujorin e pare te vitit. Lajmin e ka dhene dje gjate nje takimi me mediat drejtori i KESH, Muharrem Stojku. Sipas tij, situata e favorshme hidrike dhe menaxhimi i mire i saj nga ana e Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, ka mundesuar rritjen e eksportit te energjise gjate 3 muajve te pare te vitit dhe si pasoje, rritjen e te ardhurave financiare per korporaten. Drejtori i KESH, ka lajmeruar se gjate periudhes 3-mujore eshte arritur te eksportohen rreth 900 milione kilovat/ore duke arketuar 40 milion euro te ardhura. Fale rritjes se te ardhurave, drejtori i KESH ka bere te ditur se brenda ketij viti, korporata do te arrije te shlyeje afro 50% te borxhit qe u ka nder vite institucioneve te tjera. Stojku lajmeroi se kaskada e Drinit eshte ne nivelet e saj maksimale, por pavaresisht kesaj, korporata ka vendosur te mos beje shkarkime, por ta perdore kete situate te favorshme, per te rritur eksportin ne nivelet maksimale dhe gjate muajve ne vijim. Per here te pare ne 20 vitet e fundit ekonomia e vendit po shenon nje bilanc pozitiv ne tregtine me jashte te energjise, ku eksporti e kaloi importin dhe vendi u furnizuar 24 ore me energji. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise per sa i perket bilancit te shkembimit te energjise gjate ketij viti, ky tregues per here te pare ka rezultuar pozitiv. Energjia e eksportuar per 2009 ka qene 275.6 GW/h me e larte se, niveli i importuar. Tendenca pozitive e treguesve te sektorit energjetik gjate vitit vazhdon te ndihet edhe gjate ketij viti. Eksporti i energjise elektrike do te ndikoje pozitivisht jo vetem ne pozicionin financiar te KESH, por edhe ne tregun e kembimeve valutore dhe ekonomine ne teresi. Hyrja e nje sasie te konsiderueshme valute nga shitja e energjise do te ndikoje pozitivisht ne forcimin e vleres se lekut dhe ne permiresimin e tregtise se mallrave. Pasi eksporti i energjise ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne rritjen e eksportit te mallrave dhe per rrjedhoje edhe ne ngushtimin e deficitit tregtar. Reshjet e shumta te koheve te fundit kane vene ne pune me kapacitet te plote te gjitha hidrocentralet e vendit. Burimet ne KESH kane pohuar se, po plotesohen nevojat e brendshme te konsumit dhe pjesa tjeter po eksportohet jashte vendit.