E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja kërkon që jeni kinez të orientohet nga tregu

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, deklaroi sot se presidenti Barak Obama kërkon që jeni kinez të orientohet nga tregu.
Gjatë një konference për shtyp në Uashington Gibbs theksoi se "Presidenti ka përsëritur disa herë, madje edhe kohët e fundit, që jeni duhet të orientohet nga tregu". Sekretari i thesarit amerikan, Timothy Geithner, shtyu të shtunën datën e publikimit të një raporti që duhej të bëhej publik më 15 prill, në të cilin Kina mund të cilësohet si "manipulatore e monedhës".
Shtetet e Bashkuara janë shprehur disa herë se jeni kinez vlerësohet shumë pak dhe sipas kritikëve kjo po deformon flukset e tregtisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›