E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtari me grip derri kthehet ne sherbim

Ushtari shqiptar, ne Afganistan, i prekur nga gripi i derrave i eshte rikthye jetes normale dhe sherbimit ushtarak. Ky lajm eshte konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa i cili ka ritelefonuar me komanden e trupave paqeruajtese shqiptare, qe ndodhen ne Afganistan. Sipas nje njoftimi per shtyp te Ministrise se Mbrojtjes thuhet se, sipas Komandantit te misionit tone ne Afganistan gjendja shendetesore e ushtarit Denis Sulko eshte shume e mire dhe se ai i rikthehet detyres ne misionin paqeruajtes. Ushtari Sulko ka dale nga spitali italian, ne te cilin ndodhej prej disa ditesh. Ndersa 3 koleget e tij qe u izoluan per shkak te sigurise, pas perfundimit te ekzaminimit shendetesor kane rinisur detyrat e tyre ne mision. Nga ana tjeter Oketa eshte interesuar edhe per gjithe efektivin ushtarak, qe ndodhen me misionin paqeruajtes ne Afganistan. Sipas komandantit, major Abaz Bregu, gjendja shendetesore e te gjithe ushtarakeve eshte shume e mire, dhe deri tani asnje prej tyre nuk ka shfaqur asnje simptome te ketij virusi.

Te dhena

6 persona dyshohen me virusin H1N1, ndersa priten analizat e tyre

5 prej te dyshuarve jane te rritur dhe nje femije

1 prej pacienteve te dyshuar eshte nga Laci te tjeret nga Tirana

2 paciente ndodhen te shtruar ne spitalin Infektiv dhe po trajtohen

400 mije dollare jane vene ne dispozicion nga MSH per blerje vaksine

30 raste jane konfirmuar deri me tani me grip derri ne Shqiperi

70 monstra jane derguar ne ISHP dhe Bukuresht si te dyshuara

20 paciente rezultojne se jane me banim ne Tirane

10 paciente rezultojne se jane nga rrethet, kryesisht jugu i vendit

25- 44 vjec eshte mosha e personave te prekur kryesisht

2 paciente i perkasin moshes pediatrike

632 mostra te analizave ka kontrolluar deri tani ISHP


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›