Vrasja e dy policëve, Prokuroria thërret 20 dëshmitarë
Dëshmitarët pritet të paraqiten para Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën e radhës, e parashikuar për t'u zhvilluar pas disa ditësh. Afrim Hasani, është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi akuzohet për vrasjen me armë zjarri të dy punonjësve të policisë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramazan Hilaj, në 16 mars të këtij viti në fshatin Shënmri, te Kukesit.
Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në një operacion të forcave speciale. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila hetoi çështjen, konkludoi se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë bërë hakmarrja e Hasanit ndaj dy punonjësve të policisë për padinë penale që kishin ngritur ndaj tij për "shkatërrim të pronës së një qytetari" dhe "kundërshtim të forcave të rendit". Afrim Hasani, 33 vjeç nga Kukësi, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.