ISHP Ne Tirane uji eshte i paster ndotet gjate rruges per ne cezma
Uji i pijshëm me të cilin furnizohet Tirana është i pastër në Bovillë dhe burime nga furnizohen banorët, por ndotja e tij në disa pika ka si shkak amortizimin e rrjetit, por në ndonjë rast edhe papastërtitë në depozita. “Megjithatë, mbetet pozitive që sasia e ujit është shtuar, pasi kur shtohet sasia e ujit minimizohet rrisku i ndotjes”, tha sot në një konferencë për mediat Arben Luzati, specialist për ujin në Instituti i Shëndetit Publik.
Luzati informoi mbi situatën higjeno-sanitare të ujit të pijshëm në vend gjatë muajit maj, gjatë të cilit ka pasur ndotje të ujit të pijshëm në rrethet Malësi e Madhe (Koplik), në Lezhë dhe Shëngjin, ndotje bakteorologjike në Shkodër, Rrogozhinë dhe Kuçovë. Nga analizat ka rezultuar pa klor uji i pijshëm në disa qytete si Vlora, Saranda, Koplik dhe Kukësi në zonat industriale, ku ka patur dhe nivel zero të klorit gjatë matjeve.
Megjithatë, nuk mund të themi që kanë qenë pika të ndotura gjatë gjithë muajit, por në pika të veçanta dhe kohë të caktuara, tha Luzati. Në Berat nga data 4-10 maj është konstatuar një turbullirë e ujit e pashoqëruar me ndotje baktereologjike, për të cilën është rekomanduar të mos përdoret për t’u pirë. Në Urën Vajgurore është në fuqi vendimi që uji i këtij ujësjellësi të mos konsumohet deri në ndërtimin e ujësjellësit të ri, punimet për të cilin kanë nisur tashmë. Por uji mbahet i klorinuar deri në dozën 1 mg për litër dhe përdoret për përdorim komunal.
Uji matet 2 herë në ditë në 550 pika fundore në të gjithë vendin dhe norma duhet të jetë 0.3-0.8 mg për liter.