E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Qeveria e vendosur ne inciativat e ndermarra per mjedisin

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, shprehu sot angazhimin e qeverisë shqiptare dhe të dikasterit që drejton per te qene konseguent dhe seriozë në inciativat e ndërmarra për mjedisin.

I pranishëm në prezantimin e Planit Operacional per Strategjine Nder-Sektoriale te Mjedisit Mediu tha se “objektivat politike te qeverisë shqiptare janë parashikuar dhe programuar në strategjinë ndersektoriale te mjedisit, në perputhje me mundesite ekonomike që ka Shqipëria dhe angazhimet që ajo ka marrë në kuadër të marrëveshjes se stabilizim-asocimit dhe marrëveshjeve të tjera nderkombetare dhe rajonale”. Nga miratimi i këtij dokumenti në vitin 2007 e deri sot jane ndermarre nje sere hapash konkrete qe lidhen me permbushjen e objektivave kryesore afatmesme, si ne drejtim te perafrimit te legjislacionit mjedisor me direktivat e BE, forcimin e masave per respektimin e standardeve mjedisore, etj.

Por, përmbushja e objektivave strategjike eshte e lidhur ngushte me investimet ne sektore te ndryshem te ekonomise, per harmonizimin e tyre dhe rritjen e eficenses se investimeve. "Sistemi i planifikimit te integruar buxhetor kerkon perfshirjen e te gjithe sektoreve te ekonomise qe kane impakt ne mjedis, me qellim rritjen e eficencës se fondeve te qeverise dhe te donatoreve dhe integrimin e tyre me fonde te tjera te sektorit privat”, tha Mediu, sipas të cilit, investimet e buxhetit te shtetit jane te orientuara në drejtim te administrimit mjedisor te mbetjeve urbane, trajtimit te ujrave te ndotura, infrastrukture, përmirësimi i cilesise se ajrit, i teknologjive ne sektorin e industrisë, si dhe sektorin e energjise se rinovueshme.

Mediu u ndal tek krijimi dhe konsolidimi i fondit te mjedisit, duke theksuar se është e domosdoshme per Shqiperine qe ky fond te behet eficent sa me parë. Fondi, sipas tij, krijon mundësi për rritjen e investimeve ne fushen e mjedisit, rritjen e interesit të publikut, taksapaguesve dhe te donatoreve te huaj, por edhe krijon mundesine per te bashkefinancuar projekte te rendesishme në fushën e mjedisit dhe te infrastruktures mjedisore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›