ISHP: Në shkurt "importohet" gripi evropian
Nga Evropa jo gjithmonë marrim vetëm gjëra të mira. Veç motit të keq që aktualisht po ndikon si pasojë e masave ajrore evropiane, presim edhe fenomene negative. Virusi që "pushon" aktualisht në Evropë, pritet të mbërrijë në Shqipëri për pak kohë. Departamenti i sëmundjeve infektive të vendit tonë ka parashikuar se në muajin shkurt virusi i gripit do të mbërrijë edhe në Shqipëri. Deri tani pavarësisht se në 24 orë paraqiten rreth 500 veta në urgjenca, spitale dhe qendra shëndetësore, rastet nuk mund të quhen të prekur nga gripi. Të gjithë këta pacientë me temperaturë, shqetësime me rrufën, kollën, apo stomakun, janë prekur nga virozat e stinës dhe jo nga gripi. Ndërsa e "reja" që pritet të mbërrijë në muajin shkurt do të jetë më shqetësuese dhe më përfshirëse. Ajo që këshillohet nga mjekët është marrja e vitaminave dhe një dietë e shëndetshme popullore. Madje, Instituti i Shëndetit Publik këshillon edhe vaksinat, pavarësisht se periudha kur ato japin efektin më të mirë është shtatori, tetori dhe nëntori.
Gripi
Që me nisjen e stinës së dimrit, në rajonin tonë kanë qarkulluar viroza respiratore të njohura si "flladet" e stinës, por jo një virus i mirëfilltë gripi. Sipas shefes së departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, virusi që ka prekur aktualisht Evropën pritet të qarkullojë në rajonin tonë në muajt shkurt dhe mars. Departamenti i sëmundjeve infektive ka dalë në konkluzion se gjatë viteve të fundit, sensibilizimi i popullatës dhe marrja e masave për të mos u prekur nga virozat apo gripi janë shtuar. Në mënyrë të veçantë vaksinimi ka sjellë një përmirësim të situatës dhe gjendjes në përgjithësi. Edhe gjatë periudhës shtator-tetor-nëntor 2008, kërkesa për të blerë vaksina dhe për të imunizuar organizmin nga virozat ka qenë tepër e lartë, në qytetet kryesore të vendit.
Ky tremujor është periudha më e mirë për të fituar imunitet ndaj virusit, por për të krijuar një "mbështjellë" mbrojtëse sado të vogël në organizëm, këshillohet që të paktën grupet e riskut që nuk kanë përfituar nga kjo periudhë, të marrin vaksinën para mbartjes së virusit "evropian".
Virozat
Rreth 200 pacientë të vegjël në pediatri, mbi 100 në infektiv dhe rreth mbi 100 në urgjencën e kardiologjisë, kanë krijuar fluks pacientësh në spitalin universitar të Tiranës "Nënë Tereza".
Simptomat e para të virozës, janë këputje, dhembje koke, dhembje kyçesh, temperaturë, djegie të fytit, apo edhe shqetësime gastro-intestinale. Për fëmijët e vegjël, mjekët këshillojnë dhënien e paracetamolit, apo edhe banjat me ujë të vakët. Por në rastet kur temperatura është e lartë apo shqetësimet shëndetësore shtohen më tej prindërit menjëherë duhet të paraqiten në urgjencë për t‘u dhënë ndihmën e shpejtë. Për të mos krijuar fluks dhe në të njëjtën kohë për të mos ndenjur në radhë, pacientët duhet të respektojnë sistemin e referimit duke u paraqitur në fillim në urgjencat e lagjeve, apo poliklinikë dhe në rast se nevojitet ndihmë edhe më e specializuar t‘i drejtohen spitalit.