Paradigmat e reja "Obama"
Bir i një afrikani ateist me origjinë nga familje myslimanësh dhe i një amerikaneje të bardhë protestante nga Midwest-i, Presidenti i ri, Obama, mishëron simbolin e ndryshimit dhe të dinamizmit të vazhdueshëm që karakterizon shoqërinë amerikane. Duke pasur të afërm me origjinë nga Azia Juglindore, Kina, Afrika dhe Evropa, ai shprehet në librin e tij bestseller, "Guximi për të shpresuar", se takimet familjare të tij u ngjanin mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Një personalitet i tillë nuk mund të vijë rastësisht në politikë përmes një karriere kaq brilante.
Ashtu siç theksoi ai vetë në fjalimin pas betimit si President, përpara 50 vitesh me shumë mundësi atij nuk do t‘i kishin shërbyer as në restorant, ndërkohë që sot betohej si udhëheqës i botës së lirë përpara 3 milionë njerëzve. Një evoluim i tillë shoqëror është tipik vetëm për SHBA-të. Në fund të fundit, një faktor i rëndësishëm është dhe fakti se demografia e SHBA-ve ka ndryshuar me ritme të shpejta gjatë shekullit XX e sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, protestantët e bardhë përbëjnë më pak se 50% të popullsisë, në një kohë që në fillimet e ekzistencës së shtetit përbënin më tepër se 90%.
Politika kontroversiale e Presidentit Bush ishte padyshim një nga rrethanat që përshpejtoi ardhjen e një "Obame" në krye të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, kjo rrethanë mbetet vetëm një nga faktorët dhe ndoshta periferik në këtë proces. Sikur çështja të lidhej vetëm me Presidentin Bush, modeli i Hillary Clinton do të ishte i mjaftueshëm për të mbledhur mbështetjen dhe votat e kundërshtarëve të tij.
***
Ardhja e Presidentit Obama në fronin e udhëheqësit të botës së lirë ndryshon shumë nga paradigmat e politikës amerikane dhe botërore. Së pari, simbolika Obama dobëson shumë argumentet në favor të të ashtuquajturës "luftë mes civilizimeve". Argumente të tilla në fakt nuk kanë qëndruar as më përpara. SHBA-të nuk kanë dhënë ndonjëherë shenjë se kanë dëshirë të marrin në duar flamurin e luftës së një civilizimi kundër një tjetri.
Të dyzuar mes dëshirës për t‘u qëndruar parimeve të lirisë, doktrinave tradicionale të politikës së tyre (si për shembull doktrina Monroe) dhe nevojave shpesh të ngutshme për politikë pragmatiste, SHBA-të janë rreshtuar edhe me Bashkimin Sovjetik kundër një kërcënimi më të madh, kanë përkrahur një vend mysliman (Pakistanin) në fërkimet e vazhdueshme të tij me një vend jomysliman (India) dhe kanë vënë veton në ekzistencën e një shteti krejtësisht të parëndësishëm dhe periferik në skakierën e marrëdhënieve ndërkombëtare (rasti i Shqipërisë) dhe në krijimin e një tjetri (Kosova), pavarësisht mungesës së dukshme të interesave të mëdha strategjike.
SHBA-të për më tepër janë vendi që kanë akomoduar brenda vetes të gjitha llojet e civilizimeve të ndryshme, duke dhënë hapësira të plota për ekzistencë e deri për përfaqësim politik. Megjithatë, në rrethanat e reja të krijuara pas 11 shtatorit dhe luftës në Afganistan e Irak, koncepti i luftës mes civilizimeve duket se ka fituar qytetarinë në terminologjinë e politikës ndërkombëtare. Në këtë kuadër, simbolika Obama duket se do t‘u heqë grupimeve radikale që ushqejnë terrorizmin argumentin kryesor, atë të faktit (sipas tyre) që Amerika përbën gjithçka të kundërt me ta, një civilizim në një luftë të natyrshme për ekzistencë me civilizimin e tyre. Kjo simbolikë u përforcua edhe më tepër ditën e inaugurimit, kur Presidenti Obama iu drejtua me një mesazh të veçantë botës myslimane. Paradigma e "policit të botës", edhe pse gjithmonë joreale por vetëm iluzive, duket se është rrëzuar plotësisht, të paktën për momentin.
Simbolika Obama fshiu njëherë e mirë paradigmën se SHBA-të janë një vend i të bardhëve anglo-saksonë. Në fakt, zgjedhja e Presidentit Obama ishte vetëm guri i fundit i dominosë në rrëzimin e këtij besimi. Duke parë historinë e SHBA-ve, mund të kuptohet fare lehtë se ndërkohë që komunitete të reja akomodoheshin në tokat e pafundme të kontinentit, përfaqësimi politik e reflektonte mjaft shpejt realitetin e ri. Kështu, Senati amerikan ka pasur përfaqësues afrikano-amerikanë që nga viti 1870. Sot, dy Dhomat e Parlamentit kanë përfaqësues nga të gjitha komunitetet e nga të gjitha pakicat, duke përfshirë afrikano-amerikanët, indianët e Amerikës, hebrenjtë, myslimanët, aziatikët e kështu me radhë, çdo lloj pakice e komuniteti prezent në shtet.
Simbolika Obama duket se do të rrëzojë dhe një lloj paradigme të përhapur në disa studiues dhe lobe të politikës evropiane (dhe më gjerë) se SHBA-të janë kthyer gjatë viteve të pas-komunizmit në një forcë konservatore, në një shtet dhe hapësirë që i bën rezistencë ndryshimit dhe sfidave të reja globale. Fakte të tilla si mosnënshkrimi i Protokollit të Kyoto-s, apo ndërhyrja në Irak pa konsensusin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ishin argumente të atyre që besonin në këtë paradigmë.
Presidenti i ri me siguri që do ta ketë ndryshimin shtyllë kurrizore të mandatit, në fakt është një moment kur jo vetëm ndryshimet globale, por edhe ato të brendshme në SHBA janë bërë një domosdoshmëri e ditës. Indirekt, një argument të tillë e përforcon fakti që slogani i fushatës demokrate ishte kaq apelues për publikun amerikan. Popullariteti i Presidentit Obama është jashtëzakonisht i madh brenda SHBA-ve dhe pothuaj i pakrahasueshëm jashtë SHBA-ve. Një kapital i tillë politik dhe një popullaritet kaq i madh ndërkombëtar për një President të SHBA-ve përbën me siguri një paradigmë të re që kundërshton këtë të vjetrën, të ngulitur te disa gjatë viteve të fundit.
Së fundmi, simbolika Obama i dha një shkëlqim të paimagjinueshëm paradigmës së "ëndrrës amerikane", atij besimi dhe shprese që ka shtyrë me miliona njerëz të lënë vendet e tyre dhe të realizohen në SHBA. Zgjedhjet e fundit thyen çdo "tavan të qelqtë" për ëndrrën amerikane, përderisa edhe vendi i Presidentit është i hapur për këdo.
***
Në politikën e jashtme dhe të brendshme shqiptare, asnjë nga paradigmat e reja "Obama" nuk do të kenë kurrfarë ndikimi. Nga njëra anë, politika e jashtme e SHBA-ve ndaj faktorit shqiptar me siguri do të ruajë një koherencë të plotë. Nga ana tjetër, simbolika Obama nuk do të mund të transmetojë asnjë lloj rrezatimi në politikën tonë të brendshme. Konstrukti i shoqërisë sonë qëndron shumë larg konstruktit të shoqërisë amerikane dhe për më tepër asnjë nga politikanët tanë prominentë apo potencialë nuk mund të ketë kurrfarë krahasimi me modelin Obama.
Është ende shumë herët që shoqëria jonë të prodhojë një model politik Obama. Disa përpjekje nga ndokush për ta përshkruar veten (indirekt) si Obama shqiptar janë thjesht të zgjyrëta dhe qesharake. Në një shoqëri si kjo e jona, një Obama thjesht nuk mund të ketë karrierë politike, i detyruar të negociojë me moralin e tij dhe të përkulet pafund e gjithnjë e më tepër në zbrazëtirën e relativizmit moral. Po ashtu qesharake më ngjajnë përpjekjet për ta rreshtuar veten si "pro-Obama", apo "anti-Bush". Ka nga ata të cilët arrijnë aq larg sa ta përshkruajnë Presidentin Bush si "potencialisht më të keqin e historisë", apo përgjegjës për këtë e për atë...!? Cilësime të tilla mbartin paragjykime tipike alla-shqiptare. Ato njehsojnë politikën amerikane me vizionet dhe veprimet e një njeriu (në logjikën e njehsimit të politikës shqiptare me Berishën, Nanon, Ramën etj.).
Politika e ndjekur gjatë viteve të Presidentit Bush është pikësëpari një politikë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas kësaj logjike dritëshkurtër, i bie që duhet anatemuar edhe Presidenti Karter, meqenëse gjatë presidencës së tij SHBA-të armatosën integralistët islamikë në Afganistan, Presidenti Regan që thelloi me vrull politikat e derregullimit të tregut (të lidhura me krizën financiare të sotme), apo Presidenti Klinton sepse nuk bëri sa duhet për mjedisin e kështu me radhë. Në këtë pikë, ndoshta vetëm ndonjë serb ultranacionalist mund të kishte të drejtë të anatemonte. Në fakt, pa influencën e SHBA-ve në botë sot nuk do të mund të flisnim jo vetëm për shtetin e Kosovës, por as për atë të Shqipërisë.