ISHP: Pacienti është prekur nga një virozë respiratore
Gripi i derrit nuk ka futur as edhe "gishtin e vogël" në Shqipëri. Informacioni jepet zyrtarisht nga Instituti i Shëndetit Publik. Analizat e para të dhëna nga ky institut dëshmojnë se pacienti që është izoluar në shërbimin e infektivit në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" nuk është i prekur nga virusi i derrave e madje nga asnjë lloj gripi i tipit A apo B.
Sakaq, analiza të tjera të detajuara janë duke u realizuar në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas specialistëve, pacienti 57-vjeçar i izoluar në infektiv është prekur nga një virozë stine. Ulja e imunitetit të pacientit, duke i shtuar këtu edhe sëmundjen kronike të diabetit nga e cila vuan prej kohësh, ka stimuluar përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Nëse pacienti është prekur nga një virozë e zakonshme apo nga një infeksion i veçantë, do të vërtetohet nga analizat pasardhëse që po vazhdojnë të kryhen në ISHP. 57-vjeçari, diplomat në Ministrinë e Jashtme, shfaqi shqetësime serioze të gjendjes shëndetësore pas rikthimit të tij nga Siria. Ndihmën e parë delegacioni prej 7 vetash ku ai bënte pjesë, e morën në Vjenë. Sipas kontrolleve të para atje, asnjëri prej 7 personave nuk kishte shfaqur simptoma për prekjen nga virusi AH1N1, ndërsa pacienti 57 vjeç duhet të merrte ndihmë të specializuar menjëherë pas mbërritjes në Tiranë.