E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Le trio Eternel" i veçantë i Skënder Sherifit

“Le trio Eternel” rikthen shkrimtarin shqiptaro-frankofon Skender Sherifi ne nje performance artistike me muzikantin shqiptar Fatos Qerimi. Ne ambjentet e Muzeut Kombetar poeti me muzikalitetin e fjaleve te tij dhe muzikanti me forcen dhe melodine e instrumentit te klarinetes sollen nje atmosfere magjike qe percillte keshtu pjese nga libri me i ri “Le trio eternal”.

Promovimi i këtij teksti për spektakël skenik, mbahej në shqip me oratorë të ndryshëm, ndonese e organizuar ne kuadrin e diteve te frankofonise. "Ti ke vendosur te vish me parimin e artit dioniziak, dhe ta kalosh mesazhin ne teater, sepse ke kuptuar qe ne jemi akoma nje shoqeri orale, nuk kemi kohe te lexojme, aq me pak poezine tende", thote filozofi Artan Fuga.

Një poet gjenial, një vlerë e famshme frankofone me prejardhje shqiptare, një tip marsjani i poezisë që ka jetuar gjithë kohën me edukatën dhe formimin e tij në botën frankofone, një gjeni që ka një background kultural e poetik të veçantë. Skënder Sherifi jeton në Belgjikë dhe ka patur rastin të jetojë dhe dialogojë në Paris me elitën e krijuesve francezë dhe internacionalë. Ka qenë mik i kolosëve të mëdhenj të ketij shekulli, sikur Claude Lévy Strauss, Fernand Braudel.

Le trio eternal, një projekt për skenën teatrale, një lloj drame poetike, një propozim për një spektakël. Ja pra disa vepra vlerash të mirëfillta:
Le trio eternal vjen pas titujve Passion (libri i parë, me një concept futurist), pastaj Les ateliers du reve dhe Le trio eternal dhe Love. “Passioni” i tij konsiderohet si Kulla e Babelit e poezisë moderne dhe futuriste franceze të shek. 21, një manifest i artit poetik futurist, i shkruar me nje vizion dhe instinkt poetik të rrallë, me një liri dhe me një guxim të paparë.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›