E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet, kryetari i keshillit bashkiak i PD

Fillimi i ketij viti mjaft problematik per sa i perket miratimit te buxheteve vjetore, ka shenuar edhe viktimen e pare, ne aspektin e shkarkimeve. I shkarkuari eshte kreu u Keshillit Bashkiak Hil Curri, perfaqesues i PD, i cili fillimisht ka marre akuza te ashpra nga koleget e tij. Precedenti ka filluar qe ne tentativen e pare per miratimin e buxhetit, nderkohe qe ne mbledhjen e katert te deshtuar radhazi eshte shkarkuar vete kryetari. Konfliktet, debatet dhe mos gjendja e konsensusit mes grupimeve politike kane bere qe per tre muaj me radhe ata me te varfrit e zones te mos marrin ndihmen ekonomike. Kane qene rreth 320 familje te ketij qyteti te cilat jane penalizuar nga ky bllokim. Kreu i keshillit bashkiak Hile Curri eshte detyruar qe te zhvilloje nje tjeter mbledhje, por kesaj radhe duke ftuar te gjithe perfaqesuesit e familjeve qe perfitojne nga ndihma e skemes ekonomike. Shkak per bllokimin ishte bere iniciativa e nje grupi keshilltaresh per shkarkimin e Currit, pasi e akuzonin kete te fundit se ishte bere pale me kreun e bashkise dhe te dy se bashku kishin abuzuar me investimet dhe vendimmarrjen. Ne mesin e akuzave dhe kunderakuzave eshte zhvilluar edhe votimi me anen e te cili nga 12 keshilltaret e pranishem ne kete mbledhje 7 votuan pro shkarkimin te Currit tre kunder dhe dy abstenuan. Ne mesin e debateve eshte vendosur qe te miratohej ndihma ekonomike, qe ka qetesuar ne kete menyre tonet e ashpra qe shfaqnin qytetaret. A.Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›