Keshilli demokrate, sulm Rames per lejet e ndertimit
Keshilltaret demokrate te Bashkise se Tiranes kane akuzuar dje kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama se ka bllokuar lejet e ndertimit dhe Planin e Pergjithshem Rregullues te Tiranes. Keshtu, keshilltari Ferdinand Pone ka shprehur shqetesimin per zvarritjen, pengimin dhe bllokimin nga Rama dhe klani i tij, te lejeve te ndertimit si dhe te Planit te Pergjithshem Rregullues te Tiranes. "Edhe pas thirrjeve te Qeverise dhe Ministrise se Puneve Publike per te derguar Planin per miratim ne KRRTSH, ne menyre te paimagjinueshme per qytetaret dhe ndertuesit e Tiranes, ne menyre te jashteligjshme, Rama nuk ka levizur aspak, per te derguar per miratim ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, Planin e Pergjithshem rregullues urbanistik te qytetit", thuhet ne deklaraten e keshilltareve demokrate. Sipas Ponit, kryebashkiaku Rama ka gjetur menyren te bllokoje dhe te zvarrise lejet e ndertimit, tani qe qeveria vendosi qe per nje leje ndertimi te mos zgjase procedura me shume se 50 dite, gje qe do te lironte e clironte qytetin nga tentakulat e kesaj vdekjeje te paralajmeruar te zhvillimit te biznesit. Sipas keshilltarit Pone, per ee mos lejuar zvarritjen e miratimit te planit rregullues, grupi i keshilltareve te Partise Demokratike do te kerkoje dhe do te therrase nje mbledhje urgjente te Keshillit Bashkiak, per t'i dhene fund kesaj situate, sa korruptive e te jashteligjshme, aq edhe klienteliste. Ne fund, Poni e ka cilesuar Ramen si kryetarin ne korrespondence te Bashkise se Tiranes, i vene ne sherbim te interesave mafioze te ndertimit.
Shalsi
Pas deklarates se keshilltareve demokrate ka reaguar nenkryetari i Bashkise Eduard Shalsi. Sipas tij, plani rregullues i Tiranes eshte diskutuar me publikun dhe eshte miratuar nga KRRT, pasi eshte hartuar nga studio zvicerane e cila eshte perzgjedhur permes nje konkursi nderkombetar.
Shalsi
Pas deklarates se keshilltareve demokrate ka reaguar nenkryetari i Bashkise Eduard Shalsi. Sipas tij, plani rregullues i Tiranes eshte diskutuar me publikun dhe eshte miratuar nga KRRT, pasi eshte hartuar nga studio zvicerane e cila eshte perzgjedhur permes nje konkursi nderkombetar.