Irak: Vriten 46 vetë dhe plagosen qindra në dy shpërthime
Zyrtarë irakianë thonë se nga shpërthimet me bombë në Bagdat dhe në veri të Irakut janë vrarë së paku 46 njerëz.
Dy kamionë me eksplozivë shpërthyen në afërsi të qytetit Mosul, ku u vranë së paku 28 njerëz dhe u plagosen rreth 150 të tjerë. Zyrtarët thonë se nga shpërthimet u shkatërruan rreth 35 shtëpi në fshatin shiit Khazma që gjendet 20 kilometra larg Mosulit.
Mosuli konsiderohet si bazë për kryengritësit sunni dhe militantët atje kanë ndërmarrë një numër sulmesh.
Policia në Bagdad thotë se nga dy shpërthime me bombë u vranë së paku 18 veta dhe u plagosen më shumë se 94 të tjerë. Shpërthimet kishin në shënjestër punëtorët të cilët ishin mbledhur dhe po prisnin për të gjetur punë në pjesët e kryeqytetit të banuar kryesisht nga shiitë.
Zyrtarët thonë se ka patur se paku edhe një shpërthim tjetër bombe në Bagdat por dëmet janë ende të paqarta.
//lk