ISHP: Tirana tre here me shume e ndotur
Kryeqyteti eshte tre here me shume i ndotur ne krahasim me normat e percaktuara nderkohe qe betonizimi i zones ne afersi te Parkut te Liqenit Artificial do te sjelle edhe uljen e siperfaqes se gjelbert per fryme. Keto deklarata jane bere nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik te cilet pohojne se asgjesohet mushkeria e kryeqytetit.
Monitorimet
Instituti i Shendetit Publik e sheh me mjaft shqetesim planin per betonizimin e te vetmit park te gjelber qe i ka mbetur Tiranes, prane liqenit artificial. Specialiste te ketij instituti shprehen kunder projektit, duke sqaruar se ai asgjeson te vetmen mushkeri qe i ka mbetur kryeqytetit. Sipas tyre, ndertimet ne kete zone do ta perkeqesonin cilesine e ajrit ne kryeqytetin shqiptar, i cili edhe aktualisht mban rekordin e nivelit te ndotjes ne vend e me gjere. “Ne parkun artificial nuk duhet te ndertohet por duhet te punohet per gjelberimin e metejshem te tij. Projekte te tilla rrisin nivelin e ndotjes ne kryeqytet. Ajo qe duhet theksuar se nese ne kete zone kryhen ndertime, do te kemi edhe ulje te siperfaqes se gjelberimit, nga 3 meter katrore qe eshte sot per fryme ne 1.5 apo 2” ka pohuar Agron Deliu, specialist ne ISHP. Sipas tij, tjeter shqetesim eshte qendra e Tiranes. Sipas studimit me te fundit kryer nga ISHP, ne lidhje me cilesine e ajrit, rezulton se ne qender te kryeqytetit ku po kryhen punime per rikonstruksionin e Sheshit Skenderbej, ajri eshte 3 deri ne 4 here me i ndotur krahasuar me mesataren evropiane.
Rruget
Rruget e kryeqytetit mbeten nje nga ndotesit kryesore te mjedisit per vete faktin se ato nuk pastrohen ashtu sikurse aplikojne vendet e tjera. Specialistet e ISHP-se, pohojne se ne Tirane sot nuk po punohet aq sa duhet per pastrimin dhe mirembajtjen e tyre. “Po te shohim te dhenat e deritanishme, konfirmojme se niveli i ndotjes, i matur nga dy stacionet e vendosura ne Tirane, ketu ne institut dhe ne qender, i tejkalon normat e percaktuara nga Bashkimi Evropian, madje dhe limitet dhe udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise, vecanerisht per grimcat. 20-30 per qind mbi normat e lejuara. Niveli i ndotjes madje eshte edhe me shume, por ne nuk mund te interpretojme matjet, pasi duhet nje kohe me e gjate per ti percaktuar ato”, pohojne specialistet. Vetem permbajtja e dyoksidit te azotit NO2 po rritet gradualisht, gje qe shpreh ndikimin vendimtar te shkarkimeve te automjeteve ne rritjen e permbajtjes se tij ne ajer. E njejta gje verehet edhe per permbajtjen e benzenit C6H6 ne ajer, qe eshte nje ndotes me veti te njohura kancerogjene.
Gazrat dhe pluhuri ne ndertim ne krye te listes
Specialistet e Institutit te Shendetit Publik dhe perfaqesuesve te OBSH-se, jane te ndryshem faktoret e ndotjes, por me problematike jane gazrat qe clirohen nga djegiet, si dhe punimet ne rruge. Grimcat e imeta me dimensione me te vogla se 10 mikron qe kane periudha te ndryshme jane ndotesit me problematike ne Tirane, grimca fare te imeta te transmetohen ne distanca shume te largeta. “Ne si OBSH e ISHP jemi te interesuar me shume per keto grimca te imeta, qe ndikojne se tepermi ne agravimin e semundjeve te zemres, qarkullimit te gjakut dhe uljes se jetegjatesise”, - u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se. Sipas te dhenave me te fundit te ISHP-se, nje tjeter tregues i ndotjes ne ajer eshte edhe benzeni, i cilesuar gaz kancerogjen, i cili clirohet nga makinat ne trafik. Keto grimca ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te ndryshme, duke shkurtuar jetegjatesine e popullsise. Pak dite me pare edhe Organizata Boterore e Shendetesise dha alarmin se niveli i ndotjes se ajrit per shkak te punimeve ne qender te Tiranes dhe planet per betonizimin e parkut prane Liqenit Artificial, do t’ua shkurtojne 2 vjet jeten banoreve te metropolit shqiptar.