E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Cosslett: Parlamenti, nisma të dobishme për dhunën në familje

Tiranë, 30 gusht, NOA Kryetarja e Kuvendit priti sot në një takim të veçantë përfaqësuesen e PNUD-it për Shqipërinë, Gulden Turkoz-Cosslett, në prag të përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve, që të dyja kanë pasur një bashkëpunim të vijueshëm veçanërisht për çështje të luftës kundër dhunës në familje dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Për Turkoz-Cosslett bashkëpunimi i hapur me qeverinë dhe parlamentin shqiptar e ka bërë shumë të frytshme punën e saj.

Ajo falënderoi kryetaren e Kuvendit për gjithë angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në këto çështje thelbësore por edhe në projekte të tjera në bashkëpunim me përfaqësinë e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa për kryetaren e Kuvendit, kontributi dhe angazhimin personal i Turkoz-Cosslett mbetet shumë i çmuar për Shqipërinë dhe familjen shqiptare, ndërsa i bëri asaj urimet më të sinqerta për karrierën dhe familjen.

Turkoz-Cosslett do të vijojë misionin e saj në Nju York pranë Kombeve të Bashkuara.

Ajo shprehu kënaqësinë të vijojë bashkëpunimin me Kryetaren e Kuvendit dhe parlamentin shqiptar në sfida të cilat tashmë Jozefina Topalli i ka kthyer në beteja të saj; lufta ndaj dhunës në familje, lufta ndaj kancerit dhe mbrojtja e fëmijëve.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›