Tërmetet,studimi nxjerr zonat e ekspozuara

Një studim i sapo botuar në lidhje me sizmiologjinë e konfirmon dhe një herë se zonat me sizmiogjene në vendin tonë janë Peshkopia , Lushnja, zona Dibër-Elbasan dhe Shkodër-Pejë. Sizmiologu Rrapo Ormeni ka botuar një studim në lidhje me strukturën e ndërtimit të kores së tokës shqiptare, modelin e stratosferës së tokës dhe strukturat e shpejtësisë dhe masën sizmike në të gjithë territorin e vendin. Ky është një libër shkencor i cili i del në ndihmë atyre që studiojnë gjeoshkencën, por dhe nga ana tjetër përcakton vatrat kryesore të tërmeteve me Shqipëri.
Ndërkohë specialisti i sizmiologjisë, Rrapo Ormeni ka deklaruar se Instituti i Gjeoshkencave është koherent dhe përdor metodat bashkëkohore studiuese dhe përcaktuese sa i përket sizmiologjisë ashtu siç ndodh dhe në institutet e vendeve të tjera moderne.