Te shpetojme ushtarin veshke
Nje organ qe nuk ankohet kurre edhe kur vuan apo ka filluar te humbase funksionin e tij. Mbase kjo eshte nje nga arsyet qe i leme pas dore nderkohe qe mjaftojne vetem disa rregulla te thjeshta per mirembajtjen e tij. Ne Shqiperi jemi ende te pandergjegjshem per kete gje. Eumlshte kjo arsyeja pse u ula te shkruaja keta rreshta duke marre shkas nga dita boterore e nefrologjise e pranishme keto dite ne te gjitha gazetat revistat dhe kanalet televizive. Pertej kesaj ndoshta edhe ne bote ndjeshmeria dhe vemendja ndaj ketij organi te neglizhuar ka filluar te jete e pranishme vetem vitet e fundit. Dhe a e dini pse Sepse kurimi i semundjeve te veshkave me veshke artificiale dialize apo natyrale transplant ka arritur te marre 10 te buxhetit te shendetesise duke i bere shoqerite perendimore te mendojne shume per sensibilizimin dhe parandalimin e semundjeve te ketij organi qe vret heshtazi jo vetem shendetin por edhe ekonomine.
Bibla dhe Shekspiri shekuj me pare ishin te vetedijshem per rendesine e ketij organi. Ne librin e shenjte thuhet Zoti per te gjykuar nje njeri sheh veshkat e tij. Perse pikerisht veshkat e tij Sepse veshkat konsideroheshin vendi i temperamentit i emocioneve i virtytit. Ne vepren Allegre Comari di Wisdor te Shekspirit ne aktin 3 tek skena 5 Falstaff deklamon - a man of my kidneys burri i veshkave te mija - qe do te thote nje burre si uene me te njejtat sentimente me mua dhe ndoshta me te njejtin karakter.
Nese Libri i Shenjte dhe Shekspiri i drejtohen veshkave per te shprehur temperament dhe virtyt nje arsye duhet te kete. Dhe ne fakt ka. Vetem duke pare raportin e njeriut me token mund te kuptosh shume gjera mbi veshkat. 75 e trupit tone eshte uje e megjithate ne arrime te jetojme ne nje toke te thate pa pasur probleme. Ne oqean ishte kollaj uje e kripe sa te duash. Ne toke ne fakt organizmi i njeriut duhet te dije te ruaje jo vetem ujin por edhe kriperat vetem veshkat dine ta bejne kete. Ne saje te tyre mjafton te pime vetem 2-3 litra uje ne dite dhe ne jetojme pa probleme. Te gjitha qelizat e trupit tone mjaftohen me kete sasi uji per te kryer funksionet e tyre. Si arrin ky uje qe ne pime te shperndahet ne te gjithe trupin duke i siguruar seciles qelize sasine e duhur te ujit dhe kriperave qe i nevojiten Kush i di permbajtjen dhe nevojat e tyre Kush e ruan kete ekuiliber gati hyjnor Vetem veshka.E pra po te mos ishin veshkat do te jetonim akoma ne mocale e do te ishim te gjithe te fryre si bretkosa. Jane veshkat qe i kane mundesuar mamifereve te lene oqeanet dhe lumenjte te jetojne ne toke. Pa veshka toka do te ishte shume armiqesore per njeriun. Per me teper pervec se pime ne hame cfare duam dhe perseri eshte veshka qe di te ruaje ne cdo sekonde nje ekuiliber perfekt midis asaj qe na nevojitet dhe asaj qe duhet eliminuar. Ja pse veshkat konsiderohen filtri i vertete i trupit te njeriut. Ato luajne rolin e ozonit ne planetin tone. Pa rolin filtrues te ketij te fundit ne toke nuk do te kishte jete. Sikurse ozoni filtron rrezet e diellit duke lejuar ngrohtesine e domosdoshme te diellit dhe duke bllokuar efektet shkaterruese te tij ne toke ashtu edhe veshka bllokon daljen e lendeve ushqyese dhe eliminon lendet toksike te organizmit. Te dy keto funksione kane karakterizuar veshken ne shekuj dhe fatkeqesisht veshka eshte identifikuar vetem me funksionin filtrues. Por kohet moderne zbuluan qe veshkat kane nje sere funksionesh te tjera prodhojne hormone qe rregullojne tensionin dhe volumin e gjakut tuaj. Eumlshte kjo arsyeja qe cdo individ me tension te larte te gjakut duhet se pari te konsultohet me mjekun e veshkave. Sot ka bindje absolute ne qarqet shkencore se veshkat jane pergjegjese per tensionin e larte te gjakut edhe atehere kur nuk e gjejme dot shkakun e vertete. Prodhojne nje hormon qe quhet eritropoetine e cila stimulon palcen e kockave per te prodhuar rruazat e kuqe te gjakut te cilat transportojne oksigjenin neper trupin tuaj. Nje individ qe ka anemi duhet te vizitohet patjeter tek mjeku i veshkave. Aktivizojne vitaminen D e cila eshte e rendesishme per te pasur kocka te shendetshme. Te semuret me veshka kane probleme te shprehura kockore. Pikerisht roli i veshkes ne ekuilibrin e lengjeve filtrimin e substancave toksike ne tensionin e gjakut ne anemi dhe ne problemet e kockave dhe per me teper menyra e heshtur e zgjuar me te cilen ajo i realizon dhe koordinon keto funksione do te identifikohej ne menyre shume filozofike nga Smith qe 100 vjet me paretha Veshka eshte organi qe ne vetvete permban stofin e filozofise. Nese me gjithe kujdesin per to veshkat demtohen dhe fillojne te humbasin funksionin e tyre mjekimet moderne te marra sa me heret mund te frenojne semundjen. Vitin qe shkoi dy studime te Universitetit te Oksfordit publikuan rezultate te shkelqyera per regjenerimin e veshkave te demtuara me qeliza te papjekura te marra nga palca duke rrezatuar shprese per te semuret me veshka. Te shpresojme qe shpejt do te mund te harrojme dializen per nje alternative edhe me miqesore per te semurin.