ISHP bene thirrje Vaksinohuni

Aktualisht aktiviteti i gripit eshte i ulet akoma nuk verehet qarkullim i viruseve te gripit apo i viruseve te tjera respiratore ne popullate por trendi i infeksioneve respiratore eshte ne rritje
Me ndryshimin e klimes ka nisur edhe sezoni i virozave. Sipas Institutit te Shendetit nga muaji tetor ka pasur rritje te numrit te te shtruarve dhe te paraqiturve ne spitale e poliklinika por shifrat nuk jane alarmante. Sipas ISHP-se sindromat e shfaqura jane ftohje diarre dhe infeksione respiratore.
ISHP
Drejtori i Institutit te Shendetit Publik Enver Roshi lajmeron se kjo eshte periudha ku duhet ti kushtojme vemendje te vecante shendetit duke bere vaksinimin ne menyre qe te mbrohemi nga gripi sezonal duke qene se nga tetori deri ne maj jane dhe muajt ku jemi me te rriskuar. Sipas Roshit moshat me te prekura nga gripi stinor jane femijet deri ne 15 vjec si dhe moshat mbi 55 vjec. Mbizoteruese ne stinen e dimrit jane infeksionet respiratore megjithate sipas Roshit ende nuk kemi nje numer te larte rastesh. Per sa i perket virusit A/H1N1 ai sqaroi nuk ka asnje rrezik te riperhapjes se semundjes.
Situata
Aktualisht specialistet raportojne se gripi ka aktivitet te ulet akoma nuk verehet qarkullim i viruseve te gripit apo i viruseve te tjera respiratore ne popullate por trendi i infeksioneve respiratore eshte ne rritje. Keshtu ne spitalin Pediatrik dhe Infektiv ne QSUT si edhe ne Spitalin Universitar te Semundjeve te Mushkerive monitorohen nivelet e shtrimit dhe te vizitave ne baze ditore dhe javore - shprehet Roshi. Po keshtu ai thekson qe gjate sezonit te gripit perforcohet survejanca me monitorimin edhe te institucioneve shkollore dhe parashkollore per mungesa si edhe qendrat e punes. Nga ana tjeter certifikimi i Laboratorit te Virologjise ne ISHP i ka te gjitha kapacitetet diagnostikuese te rekomanduara nga OBSH-ja. Cdo sinjal i vecante vleresohet nga sherbimi epidemiologjik i rrethit dhe ekipi Kombetar i Survejances i ISHP-se. Ne Departamentin e Kontrollit te Semundjeve Infektive punojne grupe pune te perkushtuara per perballimin e cdo situate epidemiologjike.
Analizat
Nderkohe qe prej nje muaji asnje analize laboratorike nuk do te kaloje kufirin per tu analizuar jashte shtetit. Organizata Boterore e Shendetesise ka akredituar dy laboratoret e ISHP-se duke eliminuar keshtu ecejaket e analizave. Akreditimi konfirmon se laboratoret plotesojne kriteret si nga infrastruktura por edhe nga saktesia e analizimit te cdo virusi. Certifikimi i ketij laboratori do te eliminoje ankthin e pacienteve te dyshuar per semundje infektive te ndryshme deri ne marrjen e pergjigjes nga laboratoret e references ne Rumani. Ne te njejten kohe do te rrise shpejtesine e veprimit te bluzave te bardha per te mbajtur nen kontroll epidemite qe mund te prekin popullaten.
Vaksina
Specialistet shprehen se vaksina e re e aprovuar edhe nga OBSH-ja ka tri shtama te cilat mbrojne nga tre tipat e viruseve qe mendohet se do te qarkullojne kete vit ne vendet e hemisferes veriore perfshire dhe Evropen. Grupet e para qe do te vaksinohen jane femijet e vegjel grate shtatzena si dhe te semuret kronike.