E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indeksi i UNDP/ Shqiperia nder vende me te sigurta

Ne Indeksin e Zhvillimit Njerezor te publikuar dy dite me pare nga UNDP vendi yne renditet ne 10 me te miret sa i perket numrit te ulet te krimeve te rruges si grabitja vjedhja e mjaft te tjera

Shqiperia eshte renditur 6 vende me mire se nje vit me pare ne Indeksin e Zhvillimit Njerezor duke lene pas nje numer vendesh ne rajon dhe duke permiresuar ndjeshem renditjen e saj mes 169 vendeve qe indeksohen nga UNDP. Raporti vjetor eshte publikuar dy dite me pare dhe e ka renditur Shqiperine mes vendeve me zhvillim te larte kategoria e dyte me e mire e renditjes pas te ciles vijne vendet me zhvillim mesatar dhe ato me zhvillim te ulet ndersa ne krye renditen rreth 40 vendete te zhvillimit shume te larte. Indeski i Zhvillimit Njerezore Human Development Index HDI eshte nje mates krahasues i kushteve te jetes ne nje vend jetegjatesise arsimit standardeve te jeteses dhe shendetit. Ky indeks mat me se miri zhvillimin e vendit ne krahasim me vendet e tjera ne renditje duke qene edhe nje test per reformat ekonomike te ndermarra apo ato ne fusha te tjera.

Siguria ne vend

Ka pika ne raportin e UNDP-se per te cilat Shqiperia ne menyre te habitshme le pas dhjetera vende te Bashkimit Evropian. Siguria eshte nje nga keto pika. Shqiperia renditet nder 10 vendet me numrin me te vogel te grabitjeve apo vjedhjeve per mije banore. Sipas raportit te UNDP-se vendi yne ka rreth 5 mije vjedhje/grabitje per 100 mije banore nje shifer nder me te uletat ne bote duke lene pas vende si Greqia Turqia Malta Serbia Luksemburgu madje edhe Norvegjine qe prej vitesh renditet ne krye te ketij indeksi ne numrin me te madh te pikave. Shqiperia humbet disa pike ne siguri per sa i perket numrit te vrasjeve pjesa me e madhe e te cilave vijne si shkak i konflikteve te vjetra te pronave dhe gjakmarrjes per te cilat ende nuk eshte gjendur nje kure por nga ana tjeter edhe ne kete aspekt krimi i rende ne Shqiperi eshte shume me i ulet sic shihet ne grafike per mije banore se ai ne SHBA edhe pse kjo mund te duket e habitshme e po ashtu le pas vende te rajonit si Serbia Bosnja e mjaft vende te tjera.

Shendeti

Shqiperia renditet e 40-ta ne bote sa i perket jetegjatesise dhe gjendjes shendetesore te banoreve te saj duke lene pas thuajse te gjithe Ballkanin dhe mjaft vende te tjera te zhvilluara. Ajo qe bie ne sy eshte permiresimi i ndjeshem i jetegjatesise ne vite. Problem ne fushen e shendetit mbetet vdekshmeria e larte foshnjore apo nenave shtatzene qe jane edhe pika qe dobesojne indeksimin e pergjithshem te vendit ne kete kategori.

Ekonomia

Te ardhurat per fryme te Shqiperise vijne nga nivele mjaft afer 0-s ne fillim te viteve 90 2 dollare per banore por sot vendi ndodhet ne nje situate disa here me te mire duke u renditur mes vendeve me rritje te larte ekonomike. Ajo qe bie ne sy ne grafiket e viteve te fundit ku bota u perfshi nga kriza eshte fakti se Shqiperia eshte nder te paktet vende qe ka nje trend rrites ne grafiket e gjendjes ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›