E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria asnjë masë për krizën

Partia Socialiste akuzoi të hënën qeverinë për mungesën e masave për përballimin e krizës ekonomike.Anëtarja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, u shpreh sot gjatë një konference për shtyp se "Shqipëria përditë e më shumë po zhytet në krizë financiare nga papërgjegjshmëria e qeverisë, ndërkohë që ministri i Financave përcjell objektivat dhe prioritetet e qeverisë lidhur me buxhetin e 2010-ës"."Ishte po ky ministër, i cili në 96' fliste për Shqipërinë si një fanar ndriçues të ekonomisë botërore, ndërkohë që vendi ishte në prag të shembjes së skemave piramidale", tha Kodheli, duke shtuar se "duket qartë se z.Bode nuk e ka idenë e pasojave që mund të vijnë nga thellimi i krizës financiare në vend, për të cilën kjo qeveri nuk ka marrë asnjë masë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›