Protesta te dhunshme neper bote, per 1 Majin
Ne Berlin dhe Turqi protestat jane shnderruar ne perleshje te dhunshme. Ne Berlin si cdo vit, protestat kane nisur gjate nates per t'i paraprire revoltave te nxehta te sindikatave te punetoreve, qe u zhvilluan dje. Keshtu, 500 te rinj jane perleshur ashper me policine duke gjuajtur me shishe dhe gure. Gjate protestave jane plagosur 29 police, ndersa 12 protestues jane arrestuar. Dhuna ka shperthyer edhe ne Stamboll te Turqise. Policia ka perdorur gaz lotsjelles dhe ka sprapsur protestuesit te cilet donin te kalonin ne sheshin kryesor te qytetit ku protesta ishte ndaluar. Ne France jane planifikuar 300 protesta. Marshime jane mbajtur ne te gjitha vendet aziatike, Kamboxhia, Japoni, Filipine, Tajvan, Hong Kong ku mengjesi i 1 majit ka trokitur me pare se ne vendet e tjera te botes. Dita nderkombetare e punetoreve u caktua si nje dite e shenuar, ne kujtim te masakres se 1886-es, ne Cikago te SHBA-se, kur policia hapi zjarr ndaj punetoreve, te cilet po zhvillonin nje greve te pergjithshme per te kerkuar vendosjen e tetoreshit te punes.
Historiku
Dita Nderkombetare e Punetoreve, lindi nga lufta boterore e punetoreve per te afirmuar te drejtat e tyre e per te permiresuar kushtet e jeteses. Ne tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave te Organizuara dhe e Bashkimit te Punetoreve, caktoi 1 Majin e 1886-es si date kufi, pertej se ciles punetoret amerikane do te refuzonin te punonin me shume se tete ore ne dite.