Sindikatat, protesta kunder papunesise
Sheshi i "Ushtarit te Panjohur" eshte mbushur dje si cdo dite me njerez te papune, te cilet presin me kot t'i therrase njeri per ndonje sherbim. Por, kesaj here ata nuk kane kerkuar punesimin spontan te tyre, por te drejtat. Me rastin e dites se 1 Majit, e konceptuar deri me tani si feste, jo vetem punetore te papune, por edhe krere te konfederates se sindikatave, apo drejtues te levizjeve qytetare kerkuan me shume te drejta dhe mireqenie.
Papunesia
Kreu i Konfederates se Sindikatave te Pavarura, Kole Nikolla, ka prere dje te ashtuquajturin "shiritin e krizes", pikerisht ne sheshin e "Ushtarit te Panjohur", dhe e ka shoqeruar nje veprim te tille me deklarimin e shifres se papunesise ne masen 36 per qind, shifer kjo 3 here me e larte, se ajo qe deklaron Ministria e Punes. Megjithese shume vaket, sivjet shqiptaret duket se po ndergjegjesohen ne lidhje me domethenien e dites se 1 majit. Ndersa gjate viteve te kaluara nuk ka pasur protesta, por vetem dalje masive festive, sivjet jane zhvilluar disa protesta. Jo ne shkallen e duhur, duke pasur parasysh papunesine ne vend, por te pakten eshte nje fillim i mbare. Megjithate, si per inerci te shume dekadave, ka pasur mjaft nga ata qe e kane uruar 1 majin si feste. Madje, ne disa dyqane qe ishin te mbyllura, pervec shenimit se kur rihapeshin, punonjesit nuk kishin harruar te shkruanin "Gezuar 1 Majin!". Kjo ndodh kur ne vendet e tjera te botes shtresa te ndryshme te popullsise leshohen ne protesta, ne solidarizim te plote me te varfrit, qe jane te papune.
Paradoksi
Nderkaq, shifra krejt paradoksale mbi papunesine ka dhene dje ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Anastas Duro. Sipas tij, eshte per t'u vleresuar ulja e papunesise nga 14.1 per qind qe ka qene ne vitin 2005, ne fund te vitit 2008, niveli zyrtar i papunesise arriti ne masen 13.1 per qind. Kesisoj, sipas shifrave zyrtare, ne tre vjet, papunesia eshte ulur ne masen 1 per qind. "Kjo ka ardhur si rezultat i zbatimit me sukses nga Sherbimi Kombetar i Punes, i programeve baze te tregut te punes, sic jane ndermjetesimi per punesim, programet e mbeshtetjes me te ardhura (pagesa e papunesise dhe ndihma ekonomike) dhe programet e nxitjes se punesimit", tha Duro. Duke e konsideruar diten e 1 Majit si nje date, qe kujton plotesimin e kushteve me te mira te punes, ministri deklaroi se "gjate ketij viti e ne vazhdim, prioritet i politikave per nxitjen e punesimit do te jete integrimi ne tregun e punes se kontingjentit te te rinjve qe kane mbaruar arsimin e larte dhe vemendje po i kushtohet nderkohe edhe formimit profesional, ne perputhje me kerkesat e tregut te punes".
Luljeta Ndoka