Fier, protesta ne rruge per 4 pagat e pa marra
Dita e 1 Majit ne Fier eshte pritur me protesta nga punonjes, te cilet kane ende rroga pa marre nga firmat ku kane qene te punesuar. Disa prej tyre marshuan per nje ore ne qender te qytetit, nderkohe qe nje grup tjeter shkoi ne Drejtorine e Policise ku beri denoncim tek Zyra e Luftes Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar. Rreth 50 ish-punonjes te KPTHN-se Ballsh, te cilet dolen ne reforme, kane protestuar nga qendra e qytetit, deri para godines se Prefektures se Qarkut Fier. Ata mbanin ne duar pankarta, nderkohe qe hidhnin parulla si; "Duam parate tona!", "Zgjohu opozite!", "Ekonomia ne dore te mafies!", dhe te tjera si keto. Ata kane kerkuar qe pronaret e rinj te Kombinatit te Perpunimit te Thelle te Naftes te mbajne premtimin dhe te zbatojne vendimin e qeverise per pagat. "Nese zgjidhja nuk do te jepet brenda 15 majit, ne do te hidhemi ne greve urie dhe nuk do te shkojne ne votime me 28 Qershor", paralajmeruan ata. Po dje, 20 punetore te firmes "Pro trans", qe merret me ndertimin e segmentit te autostrades Levan-Vlore, kane bere nje proteste njeoreshe para godines se drejtorise se policise. Ata kerkuan nga autoritet qe te denoncojne pronaret e firmes, pasi prej 4 muajsh nuk kane marre pagat. Drejtues te Policise Fier, pasi kane mesuar se cfare kerkonin punonjesit, vune ne dispozicion te tyre nje oficer policie per regjistrimin e denoncimit.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj