E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rektorët pro ndryshimit të ligjit të arsimit

Miratimin nga Parlamenti te ndryshimeve qe iu bene ligjit te arsimit te larte e kane pershendetur dhe rektoret e universiteteve ne Tirane. Jorgaq Kacani u shpreh per Alsat se keto ndryshime jane shume te rendesishme, pasi ato jo vetem unifikojne diplomat shqiptare me ato europiane, per nga permbajtja cilesore dhe titujt, por fusin dhe sistemin e seleksionimit, duke dalluar studentet me te mire.

"Matura Shteterore bejne nje proces seleksionimi te te gjithe kandidateve qe pretendojne te futen ne universitet. Pasi mbarojne Bachelor, futet sistemi perseri i seleksionimit dhe futen dy mastera. Kemi mastera shkencore dhe mastera profesional. Cka do te thote qe ne master shkencor do te behet nje seleksionim mbi bazen e rezultateve qe studentet kane arritur ne nivelin e pare, ne Bachelor", tha Jorgaq Kacani, rektor i Universitetit Politeknik.

Kacani thote se ndryshimet qe iu bene ligjit te Arsimit te Larte nuk e cenojne aspak autonomine e universiteteve, madje cdo strukture perberese e instutucioneve forcohet duke marre rolin perkates.

"Forcohet autonomia e universiteteve. Nuk jam me ate qe eshte folur deri sot, qe cenohet autonomia e universiteteve, qe e shohin autonomine e universiteteve midis marredhenieve qeveri-universitet deri ne nivel rektori. Perkundrazi ndryshimet qe behen ne ligjin e arsimit te larte e risin autonomine e universiteteve brenda universitetit, duke e cuar kete autonomi, deri tek njesia baze qe eshte departamenti", tha Kacani.

Miratimi i ndryshimeve ne ligjin e Arsimit te Larte ka kufizuar dhe fushat ku kryhen specializmet. Keshtu lihen ne fuqi specializimet ne mjekesi dhe magjistrature ne drejtesi.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›