"Gërdeci", Pinari e Delijorgji sërish në burg
Vendimi i trupit gjykues per rrezimin e kerkeses se avokateve te Mihal Delijorgjit e Ylli Pinarit, per lirimin tyre te menjëhershme, pasi kishin kaluar afat e paraburgimit, u prit qetësisht nga keta te fundit. Kryesuesi i trupi gjykues, Ridvan Hado, argumentoi ne vendim se te pandehurve u kane mbetur edhe 5 muaj e 3 dite afate per gjykim.
"Lidhur me kerkesen e bere ne seancen e kaluar, nga mbrojtesit e te pandehurve Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari per lirimin e tyre per shkak te humbjes se fuqise se paraburgimit per arsye te kalimit te afateve, pa u dhene vendimi nga ana e gjykates, Gjykata cmon se kjo kerkese eshte e pabazuar dhe si e tille duhet rrezuar. Nga proces-verbalet e seancave gjyqesore rezulton se jane pezulluar 6 muaj dhe 3 dite afatet e parashikuara. Akoma ka afate gjykimi dhe se paraburgimi nuk e ka humbur fuqin e tij, pasi ka akoma dhe pese muaj", lexoi vendimin Ridvan Hado, kryesues i trupit gjykues.
Ne senacen e kaluar, avokatet e te pandehurve kryesor te procesit me 29 te pandehur, kërkuan qe gjykata te lironte klient e tyre, pasi kishte kaluar me shume se 1 vit qe kur dosja kishte mberritur ne gjykaten e Tiranes. Por avokatet nuk mund te fitonin kete beteje,pasi nuk kishin llogaritur pezullimin afateve per shkak te mungesave te herepas hershme te pajustifikuara te mbrojtësve.
Denada Shkodrani < I mëparshmi