E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi në Durrës, biznese nga Kosova dhe Maqedonia

Prej vitesh ne zonen turistike ne plazhin e Durresit biznesi i bareve, restoranteve dhe sherbimeve te tjera te ketij lloji mbizotërohet nga biznesmenët qe vijne nga Kosova dhe Maqedonia. Restorantet, byrektoret, pasticeritë, furrat e bukës sjellin prej vitesh specialitet e zonave nga vijnë pronarët e tyre të cilët shprehen se në Durrës ndihen mirë dhe punojnë për të ofruar shërbime sa më cilësore për pushuesit.

"Nuk eshte cdo vit njelloj, ka ndryshim sezoni prej sezonit. Keto 4-5 vitet e fundit eshte cik me stabile. Ky vit eshte cik me i dobet", thote Jetmir Bajrami, pronar pasticerie. "Ketu te lokali jone i kemi te Prishtines, ka vende te ndryshme te Prizrenit, Suharekes, Gjakoves, Pejes, gjithandej. Jam i lumtur qe jam ketu, me pelqen shume Durresi", shprehet Afrim çoçaj, pronar Bar Restorant. "Deri tani mire ka ecur, po kete vit eshte dicka me dobet. Keto ditet e para te pushimit, fitimi ka qene gjys per gjys me pak se vitet e tjera. Klientela jone jane krejt kosovare, ka edhe nga Shqiperia", tha Silzen Muçaj, pronar qebaptore.

Pothuajse 90 per qind e bareve dhe restoranteve qe gjenden ne te dy anet e rruges kryesore te plazhit ne Durres jane marre me qera nga biznesmene shqiptare qe vijne nga Kosova dhe Maqedonia. Ata ofrojne gatime qe perdoren ne keto dy vende,pasi edhe numri me i madh i pushuesve vijne pikerisht nga Kosova dhe Maqedonia. Shume prej tyre kane nga 5, 6 dhe 7 vjet që janë të pranishëm në cdo sezon turistik ne plazhin e Durresit, nderkohe qe prania e tyre duket se do të jetë e kushtëzuar për aq kohe sa plazhi i Durresit do te dominohen nga pushuesit e këtyre dy vendeve.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›