E Diel, 1 Nëntor 2026

Të plagosurit e Gjegjanit, 2 fëmijët në gjendje kritike

Disa nga te plagosurit e aksidentit tragjik te Gjegjanit, te cilet ndodhen ne Spitalin Ushtarak jane jashte rrezikut per jeten por nuk mund te dalin ende sepse nuk kane ku te shkojne. Eshte fjala per pjestaret e dy familjeve qe u goditen me rende nga tragjedia e 17 korrikut...

"Femijet qe kane humbur prinderit dhe aktualisht eshte shume veshtire per te nxjerr femijen ne nje kohe qe ska asnje ne shtepi. Ose te nxjerresh prinderin, babain kur i ka vdekur gruaja, vajza dhe ka nje femije ketu. Sot kemi vendosur qe pasi ti stabilizojme ne nje pavion qe ka me pak ngarkese, ti bejme dhoma familjare per disa dite do ti bejme kondicione familjare dhe te sherohen dhe pjestaret e tjere", beri te ditur Sami Koceku, Nëndrejtor i Spitalit Ushtarak.

Dy femijet Erikson Peraj dhe Raisa Mustafa vazhdojne te jene ne gjendje kritike per jeten.I pari nuk jep shenja permiresimi ndersa vajza eshte ne koma por ka kaluar nga shkalla 5 ne shkallen 6.

"Problem aktualisht tek ne mbetet djali i vogel qe eshte operuar nga polmoni. Nuk ka progres te mire, mbahet ne parametra jo te keqinj, po nuk ka progres ne drejtim te sherimit. Vajza e vogel, qe eshte akoma ne gjendje kome, ne parametra eshte me mire se cka qene dje. Tendenca eshte per mire", tha Koceku. Femijet mbahen nen vëzhgimin e nje grupi te specializuar mjekesh. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin ne spitalet jashte vendit

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›