Durrës, 160 familje pa energji elektrike
Rreth 160 familje që banojnë në ish kabinat e plazhit në qytetin e Durrësit prej 2 ditesh nuk furnizohen me energji elektrike. OSSH ka nderprere energjinë për familjet që jetojne në këto ambinete,pasi sipas tyre familjet rezultojne të jenë debitore në shuma që variojnë nga 230 deri 300 mijë lekë të reja.Banorët e kabinave te plazhit jetojnë në keto ambiente që nga viti 1991 dhe shprehen se kane paguar qeranë dhe shumën e përcaktuar për dritat tek ndëmarrja komunale e plazhit,por nga ana tjetër tek këto godina OSSH nuk ka vendosur ende matesa.
Energjia është ndërprerë në kabinat 9, 10, 11 dhe 12.Në këto godina jetojnë familje të pastreha,me të ardhura minimale financiare dhe familje pa mbeshtetje apo përkrahje sociale.Prej 20 vitesh banorët e këtyre godinave kanë bërë përpjekje për tu bërë pronarë të tyre dhe mbetja pezull e këtij problemi godinat janë rrënuar plotësisht nga amortizimi që kanë pësuar viti pas viti.
Aleks Kalemasi < I mëparshmi