ISKSH: Brenda marsit, kontrata me 39 spitale
Autori i Lajmit: red.
Brenda muajit mars, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të nënshkruajë kontratat me 39 spitale, ndër të cilët dhe me Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. "Në zbatim të reformës spitalore, ISKSH do të nënshkruajë kontrata me 24 spitale të rretheve, 11 spitale rajonale, 3 spitale universitare dhe 1 terciar”, - informoi dje drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, gjatë takimit "Reformimi i shërbimit shëndetësor, statusi dhe kontratat me spitalet", që u zhvillua në Hotel Tirana, nga ISKSH në bashkëpunim me fondacionin gjerman "Friedrich Ebert Stiftun". Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i kontratave me drejtuesit e spitaleve, që do të nënshkruhen brenda disa ditësh. "Këtë javë pritet të miratohet nga Këshilli Administrativ i ISKSH udhëzimi për përdorimin e të ardhurave dytësore tërësisht nga spitalet", - tha drejtoresha e ISKSH-së, sipas së cilës, krijimi i një hapësire të re financiare dhe autonomie në administrim është dhe një nga pritshmëritë e këtij hapi. Ajo vuri në dukje se kontrata përbëhet nga 17 nene, ndër të cilat objekti dhe kohëzgjatja e saj, shërbimet që financohen nga ISKSH, të drejtat dhe detyrimet e përgjithshme, por dhe të drejtorive rajonale të sigurimeve të kujdesit shëndetësor, financimin e spitaleve nga ISKSH, llogaritja e shpenzimeve faktike, mbajtja dhe raportimi i të dhënave, etj. “Një pikë e rëndësishme e përfshirë në kontratë, është dhe përcaktimi i sanksioneve, gjobave, kushti penal, si dhe masat e tjera, në rast të shkeljeve ligjore”, - tha Hana.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009