Kazinotë e Lojërat e Fatit, ja si ndryshojnë taksat
Autori i Lajmit: red.
Ndryshojnë taksat për Lojërat e fatit, kazinotë apo të tjera biznese të kësaj natyre. Ndryshimet do të bëhen në bazë të një vendimi të marrë dje nga Këshilli i Ministrave në bazë të ligjit nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”.
Vendimi i Qeverisë, i plotë
Neni 1
Pika 6, e nenit 3, “Llojet e taksave kombëtare”, ndryshohet si më poshtë vijon: “6. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive”.
Neni 2
Pika 6, e nenit 4 “Niveli i taksave kombëtare”, ndryshohet si më poshtë vijon: “6. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, caktohet: Për ushtrim veprimtarie (për shoqërinë) për baste sportive 2 000 000 lekë/vit; për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit; për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit; për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit; për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit. Për marrjen e licencës për lotari kombëtare 300 000 000 lekë; Për kazino: për Tiranën 1 000 000 000 lekë; në zonat turistike 300 000 000 lekë. Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino elektronike, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, paguhen pranë organit tatimor, ku është regjistruar subjekti juridik, në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin nr.10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”.”
Neni 3
Në nenin 5, “Agjentët e taksave”, shkronja “dh”, ndryshohet si më poshtë vijon: “dh) Për taksat për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, struktura përgjegjëse e lojërave të fatit në ministrinë përgjegjëse për financat.”
Neni 4
Në nenin 8, “Komisionet, që përfitojnë agjentët e taksave”, shkronja “dh”, ndryshohet si më poshtë vijon: “dh) Taksa për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive, zero për qind.”
Neni 5
Në shtojcën nr.3 të ligjit, pika 5, “Për regjistrimin e lënies së shtetësisë”, shfuqizohet.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009