“Më shumë investimet të huaja pas ftesës për në NATO”
Autori i Lajmit: red.
Në Forumin e katërt ekonomik, "Crans Montana", që hapi siparin dje në Tiranë, Kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqipëria është ende e shëndetshme në mes të krizës ekonomike. Duke pranuar ekzistencën e vështirësive të vogla buxhetore, Berisha theksoi se gjatë këtij viti, vendi ka pasur rritjen më të lartë ekonomike. Ndërkaq, Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur faktin se anëtarësimi i pritshëm në NATO ka rritur sigurinë për investime në Shqipëri, madje ka ritheksuar edhe vendimin e qeverisë për të aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pavarësisht sugjerimeve të ndërkombëtarëve për të mos u nxituar në hedhjen e këtij hapi. Gjatë fjalimit të tij, në forumin “Crans Montana” që ka si temë kryesore sfidat e krizës ekonomike, Berisha theksoi nevojën e vendit për investime duke nënvizuar heqjen e pengesave burokratike për to. “Shqipëria është vend unik për investime, është vendi me barrierat më të ulëta fiskale” deklaroi Kryeministri. Ndër të tjera kryeministri ka informuar pjesëmarrësit në forumin ekonomik , se ndër interesat thelbësore të qeverisë është rritja e energjisë në vend, duke u shprehur se Shqipëria ka platforma të mira për energji nga era. Berisha ka përmendur edhe fushën e turizmit, si një tjetër potencial që favorizon ekonominë e vendit.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009