E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i pakënaqur me Ronaldinjon

Autori i Lajmit: red.
Milani thuhet se nuk është i kënaqur me përpjekjet e Ronaldinjos gjatë stërvitjeve, fakt që tregon edhe pse lojtari nuk gëzon një formë të mirë. Mediat italiane kanë shkruar se trajnerët e Milanit janë të pakënaqur me punën e brazilianit, i cili raportohet se nuk jep maksimumin në fushë gjatë stërvitjeve. “Lojtarët si Ronaldinjo bazohen vetëm në talent, duke menduar se kjo është diferenca. Sidoqoftë në futboll nuk mund të jeni në formë nëse nuk punoni shumë, atëherë nuk do të mund të shkëlqeni gjatë ndeshjeve”, citohet të ketë thënë Ançeloti. Pavarësisht formës së tij jo aq të mirë për klubin e tij, trajneri brazilian Karlos Dunga e ka thirrur mesfushorin për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit dhe Perusë.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›