E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne 14 vitet e fundit ne Shqiperi 1199 burgime te perjetshme

Sipas statistikave nga viti 1998 deri në vitin 2004 vihet re një numër relativisht i ulët i dënimeve me burgim të përjetshëm për shkak të ngjarjeve të vitit 1997, ku shumica e të burgosurve u arratisën. Të dënuarit përjetë kanë kryer krime të ndryshme nga vrasja, prodhim e mbajtje të armëve luftarake e municioneve e deri tek organizatat kriminale dhe veprimtari të strukturuara kriminale. Vetëm tre ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda të Tiranës dha 4 dënime me burgim të përjetshëm për të ashtuquajturën “Bandën e Durrësit”. Të dënuarit me burg përjetë e vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së Lartë si në burgun e Tepelenës, Burrelit, Peqinit etj. Aktualisht në vendin tonë dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm, pasi që nga dhjetor 1999, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, në Republikën e Shqipërisë, u hoq dënimi me vdekje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›