E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami ne Shkup Mbeshtesim integrimin e Maqedonise ne NATO

 Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme në sferën e mbrojtjes, kanë konstatuar ministrat e dy vendeve Fatmir Besimi dhe Arben Imami, në takimin e tyre të realizuar në Shkup. Në takim ministri Besimi ka kërkuar që Shqipëria edhe më tej të vazhdojë me përkrahjen që jep Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
Ministri shqiptar Arben Imami tha se Shqipëria ka vullnet të plotë për të ndihmuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s. Njëkohësisht ai është shprehur optimist se së shpejti do të zgjidhet edhe problemi i emrit që ka Maqedonia me Greqinë.
Ministrat Imami dhe Besimi kanë biseduar edhe për avancim të bashkëpunimit mes dy vendeve në funksion të shfrytëzimit të kapaciteteve të përbashkëta që posedojnë dy vendet në sferën e mbrojtjes.
Në takim me zevendëskryeministrin Musa Xhaferi ministri Imami ka përcjellë përshëndetjet e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha deri te Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe Zëvendës Kryeminsitri Musa Xhaferri si dhe ka theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të japë ndihmë të pa rezervë dhe fuqishëm do të përkrahë Maqedoninë në rrugën e integrimit drejt NATO-s dhe BE-së. Imami ka theksuar se është interes i Shqipërisë që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së kjo për sigurinë në rajon por edhe komunitetin shqiptar në Maqedoni. Xhaferri në këtë takim ka përsëritur qëndrimin se Marrëveshja e Ohrit mbetet shtyllë kryesore e vendit drejt integrimeve euro atlantike.
Qëndrimet e njëjta ministri shqiptar i mbrojtjes i ka shprehur edhe në Kuvendin e Maqedonisë para komisionit për mbrojtje, ku ka realizuar një takim edhe me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikoll Popovski. Sipas tij rruga drejt NATO-s është rruga më e mirë për një integrim të popujve të rajonit drejt një paqeje dhe stabiliteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›