E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet pengu maqedonas arrestohen dy autoret

Operacioni është zhvilluar mesditën e të enjtes dhe është mbajtur sekret nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, për t’u dhënë kohë disa verifikimeve të kryera për shkak të proflit të dy autorëve, të dyshuar për pjesëmarrje në organizata të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Sipas burimeve të abcneës shtetasi maqedonas është mbajtur peng në një banesë të njohur si Vila Baçi, në rrugën e Semanit në Fier, si edhe në hotelin Çollaku në Lushnjë.
Këtu rezulton të jetë kryer ndërhyrja e policisë për lirimin e pengut. Dy personat janë transferuar për në ambjentet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku priteshin të merreshin në pyetje nga Prokurorët e Krimeve të Rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›