E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin thirrje rusëve: Fokusohuni tek presidencialet

MOSKE - Kryeministri rus, Vladimir Putin ka kundërshtuar thirrjet e protestuesve për përsëritje të zgjedhjeve për dumën shtetërore duke thënë se “zgjedhjet kanë përfunduar dhe nuk mund të ketë më diskutime për ndonjë rishikim”.

Putin u ka bërë thirrje rusëve të fokusohen në zgjedhjet presidenciale duke kritikuar edhe veprimet e opozitës. 

"Tani ne të gjithë duhet të fokusojmë tërë vëmendjen tonë në zgjedhjen e presidentit të Federatës Ruse”, - është shprehur kryeministri Rus.

Kryeministri Putin i cili pretendon të kërkojë mandatin si president, tha se do të bëhet gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që zgjedhjet presidenciale të muajit mars të jenë “transparente dhe objektive”.

(er.nu/news24/BalkanwWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›