E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova shtet- BE, mobilizohen kundërshtarët në Parlament

Prishtinë- Deputetët e Parlamentit Evropian që janë kundër pavarësisë së Kosovës janë mobilizuar dhe kanë dërguar një numër jashtëzakonisht të madh amendamentësh ku kërkohet heqja e të gjitha referencave me të cilat Kosova konsiderohet si shtet i pavarur.

Mesohet se pjesa më e madhe nga 209 amendamentet që janë paraqitur në raportin e deputetes Ulrike Lunacek për Kosovën janë pikërisht këto deputetë  që kërkojnë të hiqen të gjitha referencat.

Deputetët e PE-së, të cilët vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, kanë paraqitur numrin më të madh të amendamenteve në raport. Por miratimi i këtyre amendamenteve varet nga numri i deputetëve që do të marrin pjesë në votim në Parlamentin Europian.

Në këtë raport Kosova përmendet si shtet në çdo paragraf, madje shkruhet se mirëpritet njohja e Kosovës nga 5 shtetët e Bashkimit Europian që se kanë njohur ende pavarësinë e saj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Raporti i OKB-së: Kosova numër rekord azilkërkuesish Gjenevë- Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se Kosova ka shifra...
  2. Kosova në Shengen, BE: Më 19 janar fillon dialogu Bruksel- Dialogu për liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe Bashkimit...
  3. Kosova, marrëveshja me FMN-në finalizohet pas janarit Zyrtarë të Ministrisë së Financave, shprehen optimist se marrëveshja Stand...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›