E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH: Nga sot, lista e gatshme për pacientët

Duke filluar nga dita e sotme, lista e re e barnave të rimbursueshme hyn në fuqi dhe do të jetë e gatshme për pacientët në nevojë të cilët përfitojnë nga rimbursimi i barnave që mbulohen nga ISKSH-ja. Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 17 barna të reja, nga të cilat disa formëdoza barnash që trajtojnë sëmundje kronike, duke krijuar mundësinë e një dozimi me të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët. Këto barna përdoren për mjekimin e anemisë në insuficiencën renale kronike; diabetit, sëmundjeve pulmonare (të mushkërive) apo dhe të CA (kancer), - u shpreh drejtorja e ISKSH-së, Elvana Hana. Medikamentet e reja janë warfarin 1 mg - si hollues i gjakut në të sëmurë kronikë në trajtimin e ischemive, cefixime i formës shurup për fëmijë - antibiotik, fenticonazole - antimycotik për gratë. Si dhe dydrogersterone - për çrregullimet e menopauzës tek gratë, insulina glulisinë - insuline analoge për trajtimin e diabetit duke e përmirësuar e trajtimit të kësaj sëmundjeje. Me këto barna do të trajtohen kryesisht kategoritë si fëmijët, gratë, invalidët dhe pensionistët. Kjo listë do të kushtojë rreth 5.5 miliardë lekë të reja për një vit, nga të cilat barnat e reja kushtojnë 131 milionë lekë, - tha znj. Hana. Sa u takon barnave të reja, ka një rritje prej 2.4% në raport me totalin e shpenzimeve. Hana vuri theksin tek përmirësimi i trajtimit me medikamente të rimbursueshme për kategorinë e grave, të cilat sot kanë një vëmendje më të madhe. Barnat dydrogersterone për çrregullimet menopauzike dhe fenticanazole antimykotik, përbëjnë 1.5% të barnave të reja, - tha drejtorja e ISKSH-së.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›