E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH, bonuse për personelin mjekësor

Rreth 9350 punonjës të qëndrave shëndetësore do të përfitojnë deri në një pagë tjetër bonus si shpërblim ndaj shërbimit dhe performancës së kryer gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.

Në një konferencë për mediat, Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana tha se fondi që do të shpërndahet do jetë rreth 320 milionë lekë,nga ku do të përfitojnë rreth 2000 mjekë familje dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë.
 

Pagesa për performancë do të bëhet në bazë të punës së kryer, kështu punononjësit e qëndrave shëndetësore të rajonit të Tiranës, Vlorës, Dibrës, Korçës, Elbasanit, Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, do të kenë përfitime më të larta pasi kanë realizuar më mirë treguesit e cilësisë së performancës. Pagesat shtesë janë të transferuara në llogaritë bankare të Qëndrave Shëndetësore përkatëse dhe janë gati për shpërndarjen e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›