ISKSH kontrata me poliklinikat dhe spitalet
Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor ka nenshkruar kontrata me te gjitha qendrat shendetesore ne vend dhe 39 spitalet. Por, ajo qe do te jete me e rendesishme eshte paketa e sherbimeve qe do te krijohet, e cila nje pjese do te ofrohet nga shteti dhe nje pjese nga vete pacienti. Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor do te miratoje nje pakete sherbimesh shendetesore, te cilat do te kene nje kosto te mbuluar nga ky institucion. Kjo pakete per pervec spitaleve publike do te futet edhe ne spitalet private ne rast se keto te fundit e pranojne dhe ofrojne sherbimet edhe me cmime me te uleta. Skema e sigurimeve shendetesore do te funksionoje edhe ne spitalit private, ashtu sikurse funksionin sot skema per barnat e rimbursueshme ku ISKSH miraton paketen e sherbimeve "Ne synojme ofrimin e sherbimeve shendetesore per shumicen e popullsise permes nje pakete sherbimi atraktive. Sikurse ka ndodhur me sherbimin paresor, do te kete nje pakete te vecante edhe ne sherbimin spitalor, por keto sherbime ISKSH do t'i bleje duke kerkuar standarde optimale per pacientet", eshte shprehur drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, kjo pakete sherbimesh do te perfshije sherbimet me kryesore, pikerisht ato semundje qe kane edhe numrin me te madh te pacienteve