ISKSH vendos për barna alternative ato që janë më pak cilësore
Mjekët pranojnë pasojat që mund të sjellin në shëndetin e pacientëve
Emanuela Sako
Përfituesit e barnave të rimbursueshme ankohen për cilësinë e medikamenteve që marrin për kurim për shkak të mungesës së cilësisë. Cilësia e barnave të rimbursueshme dhe sidomos alternativave të përcaktuara nuk janë shumë cilësore. Madje kjo ankesë është e paraqitur nga Shoqata e Pensionistëve, të cilët shprehen se barnat nuk janë cilësore dhe se ata janë të detyruar që t’i blejnë jashtë liste, pavarësisht se në bazë të ligjit, ata i përfitojnë falas nga rimbursimi. Po të drejtohesh në farmaci, farmacistët shprehen se përveç medikamentit që është pjesë e listës së rimbursimit, ka barna të tjera alternative të të njëjtit lloji që janë të një cilësie më të lartë. Madje, mungesa e cilësisë është bërë problem për konsumimin e tepërt të barnave. Një nga specialistët e mjekësisë, Nestor Thereska, pak ditë më parë deklaroi se qytetarët konsumojnë shumë barna për shkak të cilësisë së dobët që kanë barnat dhe për të njëjtën sëmundje marrin njëherë barna të lehta dhe më pas konsumojnë barna më cilësore dhe me një kosto më të lartë.
Ankesat
Pensionistët janë konsumatorët më të mëdhenj të barnave, të cilët ankohen për shkak të cilësisë së dobët të barnave që u janë rimbursuar. Sipas tyre, në listën e rimbursimeve janë barnat që janë më të lira dhe që japin më pak efekt për kurimin e sëmundjeve. Për këtë arsye, ata ankohen se nuk u japin efekt barnat e marra nga rimbursimi dhe shpeshherë detyrohen të blejnë barna të tjera të së njëjtës familje, por më cilësore dhe me një kosto më të lartë. Madje, pretendimet e tyre janë se edhe formëdozat e miratuara nga specialistët janë të një cilësie të dobët. Gjatë këtij viti në skemën e rimbursimit janë future rreth 40 formëdoza.
Përfitimi
Lista e barnave me rimbursim të plotë për këtë vit është shtuar me 30 hyrje të reja të barnave dhe 40 alternativa. Përfitues të listës janë pacientët që vuajnë nga alergjitë, sëmundjet e astmës, sëmundjet e gjakut, sëmundjet e veshkave etj. Ndër barnat e shtuara ofrohen alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastike, diuretike, antiepileptike, neuroleptike etj. Pjesë e listës janë bërë edhe dy barna të reja për diagnoza të patrajtuara më parë; imatimib, që përdoret për trajtimin e leucemisë mieloide kronike, alternativë e vetme për trajtimin e këtij lloji kanceri. Ndërsa për trajtimin e të sëmurëve me veshka është rimbursuar Vangancikloviri dhe Antivirali, i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen tranplantit të veshkave në fazën post transplant. Propozimet e bëra nga spitalet për rimbursimin të barnave ishin të mëdha, ku përfshiheshin një listë e gjatë medikamentesh. Por nuk ofroheshin mundësitë financiare për përballimin e të gjitha kërkesave. Ministrja e Shëndetësisë dhe Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme ka marrë parasysh kriteret për sigurinë, koston, përparësinë e barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda.
Planifikimi familjar, tani edhe në ambulancat e fshatrave
Metodat moderne të planifikimit familjar janë future pothuajse në të gjitha ambulancat e fshatrave. Ministria e Shëndetësisë e ka parë si një situatë tepër të rëndësishme futjen e metodave në formë broshurash dhe shpërndarjen e kontraceptivëve falas edhe në fshatrat më të largëta të vendit. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet e mundur parandalimi i shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve seksuale. Planifikimi familjar u njeh të drejtën individëve dhe çifteve për të planifikuar familjet e tyre, si një e drejtë themelore njerëzore dhe si një parakusht për mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, planifikimi familjar luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit amtar, barazinë gjinore dhe reduktimin e varfërisë, duke ndihmuar drejtpërdrejt në arritjet e objektivave të mijëvjeçarit. MSH-ja, në programin e vitit 2009 për shëndetësinë, ka futur edhe strategjinë kombëtare të Shëndetit Riprodhues. Kjo strategji, do të përcaktojë drejtimet kryesore të plotësimit të nevojave për planifikimin familjar me qëllim parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe sigurimin e alternativave kundrejt abortit, uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore, duke bërë të mundur që fëmijët të ushqehen me gji më gjatë, uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare, duke lejuar që gruaja të marrë veten plotësisht nga çdo lindje.
MSH-ja ka zgjeruar shërbimet e planifikimit familjar në sektorin publik, duke e siguruar deri në nivel komune dhe në disa raste dhe në nivel ambulancash fshati. Të dhënat tregojnë se në sektorin publik, kontraceptivët ofrohen falas në 413 Qendra Shëndetësore dhe konsultore të gruas në qytet e fshat. Në vitin 2010, MSH-ja synon mbulojë 100% të kostos së shërbimit të planifikimit familjar në sektorin publik, ndërkohë që mbulon 90%.
Planifikimi familjar u legalizua në Shqipëri, në maj 1997. Që nga janari i vitit 1996, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, kontraceptivët shpërndahen falas në të gjithë shërbimet shëndetësore shtetërore. Një shumëllojshmëri metodash moderne kontraceptive janë të pranishme nga sektori publik (pa pagesë), marketingu social dhe privat. Mjetet kontraceptive janë disa llojesh si tableta, injeksione, spirale, kondom. Ndërkohë, kondomi është i vetmi mjet kontraceptiv që të mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS, apo shtatzënitë e padëshiruara.
Vaksina e gripit të derrit, kategoritë që do të vaksinohen të parat
Vaksina kundër gripit të derrit pritet të mbërrijë në vendin tonë në muajin nëntor. Por dozat e përcaktuara janë tepër të ulëta për të përmbushur kërkesat e popullsisë. Instituti i Shëndetit Publik ka planifikuar që grupet e para që do të vaksinohen falas do të jenë personeli mjekësor, qeveritarët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike, si diabeti, astma, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 2 vjeç. Specialistët kanë bërë të ditur se kostoja e vaksinës mund të ketë një kosto rreth 1500 lekë. Ndërkohë që, pjesa tjetër e popullsisë do të mund të mbrohet nëpërmjet injektimit të Tamiflusë që shërben kundër prekjes nga virusi i gripit. Sipas Shefes së Departamentit të Epidemiologjisë, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, janë marrë 70 mostra të personave të dyshuar, të cilët kanë rezultuar pa asnjë simptomë të gripit të derrit. Pranë ISHP-së janë duke u analizuar mostrat e 2 personave të tjerë, ku pritet që të vijnë rezultatet e analizave edhe nga laboratori i Londrës dhe Rumania. Specialistët thonë se pranë Spitalit Infektiv kanë kapacitete për të pritur 10 persona, Por sipas vëzhgimeve të bëra janë gati vetëm dy dhoma, ku do të qëndrojnë të prekurit e parë. Personeli sqaroi se godina e reanimacionit është në rikonstruksion dhe rastet emergjente të infektivit priten në ambiente më të kufizuara. Mjekët specialistë pohojnë se në Shqipëri edhe mund të ketë raste të prekura me virusin H1N1, por janë të pakonfirmuara. Shenjat e para nuk janë vetëm temperatura e lartë dhe kolla, por edhe të vjellat dhe diarreja. OBSH-ja rekomandon që strukturat e shëndetësisë të jenë të pajisura me një sasi Tamifluje që përbën 25 % të popullsisë, por është e domosdoshme edhe marrja e vaksinës, e cila është e kushtueshme.
13 Korrik 2009