Studimet në Itali, degët që do të kenë konkurs pranimi
Kush kalon konkursin specifik hyn në universitetet italiane
Jonida Tashi
Maturantët shqiptarë që do të marrin vlerësim pozitiv në dy provimet me zgjedhje të Maturës, dhe kanë aplikuar në universitetet italiane për degët si: Arkitektura, Mjekësia, Odontoiatria, Veterinaria, Profesionet sanitare, Shkencat e Formimit primar, duhet të përgatiten edhe për një konkurs të fundit për fitore. Për këto degë, autoritetet italiane kanë vendosur që përveç provimit të njohjes së gjuhës italiane dhe kalimit me sukses të katër provimeve të Maturës, të rinjtë shqiptarë duhet të kalojnë disa prova të tjera në lidhje me disiplina të veçanta. Sipas kushteve të vendosura nga universitetet italiane, të rinjtë shqiptarë që do të arrijnë të kalojnë me sukses konkursin që do t’u bëhet nga fakultetet ku ata kanë aplikuar do të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet në këto degë. Mësohet se në këtë konkurs maturantët shqiptarë do të testohen për dijet specifike që karakterizohet secila prej degëve të mësipërme. Arsyeja pse universitetet italiane kanë vendosur t’i testojnë maturantët shqiptarë, para se t’i pranojnë në auditorët e tyre qëndron në faktin se këto degë ofrojnë një numër të kufizuar kuotash pranimi. Madje jo vetëm kaq, por duke qenë se ato janë tepër të preferuara edhe nga të rinjtë italian është para më se e nevojshme që të bëhet një seleksionim i mirë i kandidatëve, me qëllim që të përzgjidhen studentët më të mirë, pavarësisht origjinës së tyre.
Fituesit
Maturantët shqiptarë të përzgjedhur nga Ambasada Italiane për të nisur pararegjistrimin në universitetet italiane dhe që arrijnë të kalojnë me sukses dy provimet me zgjedhje të Maturës, do të nisen drejt Italisë në ditët e fundit të muajit gusht. Por, me gjithë mbërritjen në shtetin fqinj, ata duhet të kalojnë disa kohë në pritje para nisjes së studimeve në këtë vend, derisa universitetet italiane të shprehen zyrtarisht se cili prej tyre do të pranohet. Kështu, pasi të vlerësohen dhe verifikohen të gjitha kërkesat e të rinjve shqiptarë nga organet e specializuara në Itali, do të vendoset përfundimisht edhe se cili e fiton provën e hyrjes. Përcaktimi i fituesve në Itali do të bëhet para nisjes së vitit të ri akademik 2009-2010. Ndërkohë që të gjithë ata të rinj shqiptarë, që nuk do të renditen te listat e fituesve në universitetet italiane nuk duhet të dëshpërohen, pasi për ta do të ketë një shans të dytë për të studiuar në Itali, megjithëse jo në degën e preferuar. Brenda datës 12 dhjetor 2009, universitetet italiane do të bëjnë të ditur nëse ka ende vende të lira në fakultetet e tyre. Në këtë pikë, ata që kanë mbetur jashtë mund të paraqesin kërkesën për një kurs tjetër diplomimi, ose për të njëjtin kurs, në një universitet tjetër. Të rinjtë e huaj, të cilët jetojnë në Itali dhe dëshirojnë të regjistrohen në universitet, nuk hyjnë në këto kuota, por mund të paraqesin kërkesën e regjistrimit pa limite në numër, duke ndjekur të njëjtat rregulla me të cilat aplikojnë edhe italianët.
Hyrja
Shtetasit e huaj, që synojnë të shkojnë në Itali për të vijuar një kurs studimor apo për të ndjekur studime universitare, duhet të provojnë se zotërojnë burime të mjaftueshme për mbajtjen e tyre gjatë qëndrimit të parashikuar. Kur kohëzgjatja e kursit studimor nuk kalon tre muaj, masa e mjeteve të jetesës, lidhur me kohëzgjatjen e qëndrimit në Itali varion nga 269-206.58 euro. Nëse kohëzgjatja është më shumë se tre muaj, studenti i huaj, duhet të provojë se zotëron të ardhura mujore të barabarta me çekun social (për 2009 kjo është baras 409.05 euro). Për këtë, shtetasit e huaj përfshirë edhe shqiptarët, që synojnë të ndjekin studimet e larta në universitetet italiane, nga ana e tyre, duhet të provojnë se zotërojnë mjete jetese në një masë jo më të vogël se 350.57 për çdo muaj të kohëzgjatjes së vitit akademik. Në të gjitha rastet zotërimi ekonomik mund të provohet përmes garancive ekonomike personale apo të ofruara nga institucione apo ente italiane, që konsiderohen të besueshëm nga përfaqësia diplomatike italiane (garanci bankare, llogari bankare, police garancie bankare apo sigurimesh etj). Në disa raste, ambasadat italiane kërkojnë, me qëllim lëshimin e vizës, ekskluzivisht paraqitjen e një police garancie bankare apo sigurimesh, kjo në mbështetje të plotësimit të disa kërkesave. Kur shtetasi i huaj nuk zotëron mjetet financiare të tijat të duhura, ka mundësi që fituesi të lidhë një depozitim bankar si garanci në emër të tij.
Degët me konkurs në Itali
Arkitektura
Mjekësia
Odontoiatria
Veterinaria
Profesionet sanitare
Shkencat e Formimit primar
Universitetet
Maturantët para 2009-s, afat deri më 20 korrik për formularin A2
Maturantët që kanë përfunduar gjimnazin para vitit 2009 dhe nuk kanë plotësuar formularin A1-Z, që do të thotë se nuk figurojnë në bazën e të dhënave, duhet të drejtohen në Agjencinë Kombëtare të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) në Tiranë, për tu regjistruar për formularin A2 deri në datën 20 korrik 2009. Në total, sipas shifrave të bëra publike nga drejtuesit e AVA-s, janë plot 16 mijë maturantë të vjetër, që konkurrojnë për studimet e larta këtë vit. Ndërkohë, drejtues të Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se plotësimi i formularit A2 është i detyrueshëm edhe për të gjithë ata kandidatë që duan të konkurojnë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Akademinë e Sporteve “Vojo Kushi” dhe programet e studimit të Edukimit Fizik e Sporteve në universitetet e Shkodrës dhe Elbasanit, krahas regjistrimit në konkurset përkatëse që ata kanë kryer pranë këtyre institucioneve. Maturantët që konkurrojnë në shkollat akademike kanë afat deri në datën 13 korrik për dorëzimin e formularit A2 nëpër shkolla. Provimet me zgjedhje, janë prova e fundit e Maturës Shtetërore dhe bashkë me dy provimet e detyrueshme dhe mesataren e shkollës së mesme, përbëjnë pesë komponentët e rezultatit për pranimin në universitetet publike. Ditën e sotme do të nis korrigjimi i testeve të lëndëve me zgjedhje në katër qendrat e vlerësimit që janë në: Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Fier. Vetëm pas dy javësh, rreth datës 24 korrik maturantët do të mund të njihen dhe me vlerësimin e tyre.
13 Korrik 2009