Aksidentet, një vdes dhe pesë plagosen në Elbasan, Librazhd dhe Tiranë
Humbi jetën drejtuesi i kamionit, me targë EL 5708 B, që u rrezua në aksin Elbasan-Letan
Luan Kondi
Tiranë – Aksidentet vazhdojnë të mbeten problematika e ditës në vendin tonë. Në tre ngjarje të ndryshme në Elbasan, Librazhd dhe Tiranë një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur. Aksidenti më i rëndë ishte ai i Elbasanit ku drejtuesi i kamionit të rrëzuar ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Situatë e vështirë shëndetësore paraqitet edhe për dy motrat Valmira dhe Valbona Rama, makina me të cilën udhëtonin u përfshi në aksident në afërsi të Librazhdit. Jashtë rrezikut për jetën janë dy gra që u përfshinë në aksident në Tiranë, teksa makina me të cilën udhëtonin u godit nga një bens.
Elbasan
Burime policore thanë se një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Letan, në vendin e quajtur “Tuneli”. Mjeti kamion, me targë EL 5708 B, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i tij, shtetasi Qemal Abedini, 45 vjeç, me banim në Elbasan. Menjëherë ai është dërguar në spitalin kirurgjik, por duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rënduar është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Me gjithë ndihmën e specializuar mjekësore, 45-vjeçari nuk ka mundur të jetojë, dhe ka vdekur mëngjesin e djeshëm. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Librazhd
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy shtetaseve ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Burime të policisë lokale bënë të ditur se “një mjet me targa greke NEM 2769, ka parakaluar në mënyrë të gabuar një autobus të linjës Tiranë - Korçë, me targa TR 1342P, duke u përplasur me një mjet tjetër me targa italiane AD 220 R". Sipas burimeve, ka qenë manovrimi i shpejtë i drejtuesit të autobusit që ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie në këtë aks rrugor. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa greke dhe italiane kanë mbetur të dëmtuara rëndë dy motrat Valmira dhe Valbona Rama, përkatësisht 35 dhe 30 vjeç. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e rrethit të Librazhdit, dy motrat janë dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për një mjekim më të specializuar.
Tiranë
Një tjetër aksident u bë shkas që forcat e policisë të arrestonin në flagrancë të 24-vjeçarin Valter Zallini, banues në Tiranë, pasi ai duke drejtuar automjetin tip “Bens 190”, me targë TR 6509 E, ka humbur kontrollin ndaj tij dhe është përplasur me automjetin tip “Fiat”, i drejtuar nga një grua. Si pasojë, janë dëmtuar vetë drejtuesja dhe pasagjerja e këtij automjeti, të cilat u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, -parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Arrestohet 28-vjeçari, vodhi një kabëll elektrik në aksin rrugor Kamëz-Institut
Tiranë– Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Shkëlqim Avdia, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “vjedhjes me dhunë” pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur kabëll elektrik në aksin rrugor Kamzë-Institut. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Arrestohen dy persona, vidhnin me thyerje kasetofonët e makinave e më pas i shisnin
Gjirokastër –Forcat e policisë së Gjirokastrës në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për autorët e mundshëm të disa vjedhjeve të kastofonëve të makinave të ndodhura ditët e fundit në qytetin jugor, kanë zhvilluar një operacion me rezultat kapjen e tyre. Sipas policisë të arrestuarit janë Dhimitraq Dhespo dhe Relian Guga, lindur dhe banues në Gjirokastër. Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë kryer një sërë vjedhjesh dhe konkretisht kasetofonin në automjetin tip Benz me targa Gjirokastra, në pronësi të shtetasit Y. T., dhe e kanë shitur kundrejt shumës 3.000 lekë të reja. Por edhe atë të mjetit tip Bens me targa Gj., në pronësi të A. B. dhe e kanë shitur kundrejt shumës 8.000 lekë të reja etj. Nga kontrolli i bërë në dyqanin e shtetasit Relian Guga u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre kasetofonë të vjedhur, ndërsa katër kasetofonë të tjerë iu sekuestruan personave që i kishin blerë. Nga ana e policisë në bashkëpunim me prokurorinë po punohet për dokumentin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave si dhe dokumentimin e tre vjedhjeve të tjera.
Pranga 25-vjeçarit, vodhi lekë dhe celularë në dhomën e konviktit të vajzave studente
Gjirokastër– Një 25-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Gjirokastrës pasi dyshohej se kishte vjedhur lekë dhe celularë të studenteve në konviktin e vajzave të Universitetit “Eqrem Çabej”. Sipas burimeve policore, ai është Viktor Gaço, i lindur dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për veprat penale të “Vrasjes” dhe “Vjedhjes”. Mësohet se ai është ngjitur nëpërmjet tubove të ujit në katin e katërt të konviktit të vajzave të Universitetit “Eqrem Çabej”, ku është futur në një nga dhomat e këtij konvikti dhe ka vjedhur lekët, një celular dhe sende të tjera katër studenteve që banonin në këtë dhomë dhe konkretisht: Studentes S. V., nga Berati, i ka vjedhur një shumë prej 13.000 lekë të reja. Studentes M. K., nga Tepelena , i ka vjedhur një shumë prej 3.000 lekë të reja. Studentes B. T., nga Fieri, i ka vjedhur një shumë prej 4.000 lekë të reja, kartën e kreditit dhe celularin me vlerë 20.000 lekë të reja. Nga kontrolli fizik që iu bë shtetasit të lartpërmendur, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i vjedhur në konvikt, pronë e studentes B. T., ndërsa lekët i kishte prishur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Kapet i shpalluri në kërkim, duhej të shlyente 2 muaj burg caktuar nga gjykata
Durrës– Forcat e policisë së Durrësit kanë ekzekutuar urdhrin e nxjerrë nga gjykata ndaj 34-vjeçarit Gentian Katellari, lindur dhe banues në Durrës. Sipas burimeve policore, ky akt ndaj tij është ndërmarrë pasi ai është dënuar me dy vjet e dy muaj e njëzet ditë burgim në mungesë për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal. Katellari është shpallur në kërkim me shkresë nr. 913 nga Drejtoria e Policisë së Durrësit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Arrestohet kamerieri i plagosur në lokal, edhe ai qëlloi me pistoletë
Durrës – Forcat e policisë së Durrësit bëjnë me dijeni se lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin “Kalipso” në Plazh, kanë arrestuar në flagrancë edhe 18-vjeçarin Sidni Rustani, me punë kamerier, i cili mbeti dhe vetë i plagosur në ngjarjen me konflikt armësh brenda këtij lokali. Sipas burimeve policore, arrestimi i tij u bë për arsye se hetimet mbi gëzhojat e fishekëve në vendngjarje, treguan se ato ishin të pistoletave të ndryshme dhe se edhe vetë kamerieri në fjalë ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt. Ndërkaq, bëhet e ditur se ai vazhdon të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetën, por ndaj tij rëndojnë akuzat për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë”.
Itali, arrestohet shqiptari, shkëmbeu zjarr me policinë 5 muaj më parë
Karabinierët e Askolit kanë arrestuar një emigrant shqiptar pasi akuzohet se është anëtar i një bande, të cilët më 8 mars shkëmbyen zjarr me një patrullë policie në një postbllok. 28-vjeçari me inicialet K. L. është arrestuar në banesën e tij në Martinsicuro (Teramo) dhe akuzohet për grabitje e vjedhje të rënduar. Në mbrëmjen e 8 marsit karabinierët morën një telefonatë nga një banore e komunës Kastinjano se kishin tentuar të hynin t’i grabisnin banesën e saj. Në momentin kur autorët ishin zbuluar nga karabinierët kishin tentuar të largoheshin duke kaluar me forcë edhe postbllokun e policisë italiane. Në këto momente, sipas medias italiane, është shkëmbyer zjarr mes karabinierëve dhe grabitësve, ku kishte humbur jetën Olsi Ferracaku, edhe ky shqiptar me precedentë penalë. Anëtarët e tjerë të bandës kishin mundur të largoheshin në këmbë. Makina në të cilën udhëtonin grabitësit drejtohen nga Ferracaku dhe ishte vjedhur pak ditë më parë në Fermano të Italisë.
Berat, shpërthen bombola, vdes një e plagosen dy
BERAT - Shpërthimi i bombulës së gazit, shoqëruar me flakë të fuqishme, i ka marrë jetën një 42-vjeçari nga qyteti i Beratit, ndërkohë që mbesa e tij 10 vjeçe dhe bashkëshortja që në ato momente ishin në banesë, kanë marrë plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orën 18:00 të ditës së mërkurë, në banesën e familjes Hila, në periferi të qytetit të Beratit. 42-vjeçari që u dërgua në spital në Tiranë, por për shkak të djegieve te renda e plagëve, ndërroi jetë. Mësohet se kryefamiljari Roland Hila kishte montuar një bombul gazi në një pajisje shtëpiake, në të cilën ato momente po gatuhej. Në mjediset ku ishte bombula, përveç kryefamiljarit Hila ndodhej dhe bashkëshortja e tij Lida Hila, si dhe mbesa e tyre 10-vjeçare.
Ishte në kërkim prej 5 vjetësh, jetonte me identitet të ri
Arrestohet nga karabinierët italianë shtetasi shqiptar që kërkohej për drogë dhe që për 5 vjet kishte jetuar i lirë ne tokën italiane falë ndërrimit të identitetit në Shqipëri. Karabinierët e Trevilios në bashkëpunim me kolegët e Venetas, në provincën e Veronës mundën të arrestojnë sot në mëngjes në Zimella, një qytezë kjo e Veronas, pas 5 vjet kërkimesh shtetasin shqiptar S. A. 35 vjeç, nga Durrësi. Ai u dënua në vitin 2004 me 4 vjet e 11 muaj burg për veprën penale të trafikut të drogës, pasi në momentin që u arrestua iu gjet 2 kg kokainë. E ndërsa burgu iu reduktua në 1 vit e 11 muaj burg dhe kjo iu mundësua në arrest shtëpie, ai mundi të arratisej duke humbur gjurmët. I kërkuari mundi të kthehej në Shqipëri dhe të ndërrojë identitetin e tij duke e kthyer në S. K. Ky ishte dhe emri që ai i komunikoi policisë gjatë arrestimit. Por, identifikimi i tij u bë i mundur nga bashkëpunimi që Kuestura italiane kreu me Policinë shqiptare nga e cila u mësua edhe identiteti i vërtetë i qytetarit shqiptar. Ka qenë Njësi Hetimore e Bergamos që arriti të lokalizojë shqiptarin e sapo ardhur në Itali me identiteti dhe pasaportë të re. Ai ishte kthyer në Verona ku ishte kthyer në një sipërmarrës të transportit me makina. Shqiptari aktualisht ndodhet në burg në Verona ku dhe është në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.
13 Korrik 2009