E Diel, 1 Nëntor 2026

ISSH: Përfitimet nga dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale



Instituti i Sigurimeve Shoqërore përcakton të ardhurat që përfiton i siguruari i cili për shkak të aksidentit në punë, ose sëmundjes profesionale humbet aftësinë për punë. Nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale përfitohen të ardhura për paaftësi të përkohshme, për invaliditet të përhershëm, për invaliditet të pjesshëm të përhershëm dhe të ardhura për paaftësi të përhershme ne masë të vogël. ISSH publikon kushtet dhe dokumentacioni që duhet të plotësohen për të përfituar të ardhura për paaftësi të përkohshme dhe të përhershme. Po kështu ky institut përcakton masën e përfitimit për këtë kategori. Për të përfituar pension të pjesshëm dhe të përhershëm invaliditeti duhet plotësuar së pari baza ligjore, kushtet dhe dokumentacioni i plotë që ISSH përcakton si me poshtë.

Përfitimet nga dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale
I siguruari që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale, humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:
A. Të ardhura për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
B. Të ardhura për invaliditet të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
C. Të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
D. Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale.

A. Të ardhurat për paaftësi të përkohshme nga aksidentet ne punë apo sëmundjet profesionale
1. Baza ligjore
a) Kreu i IV, Nenet 43; 44; 45; 46; 47; 48; 49; 50; 51; 52, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar;
b) VKM nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës”;
c) VKM nr. 396, datë 28.06.2007 “Për përcaktimin e sëmundjeve profesionale”;
d) Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra”;
e) Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohshme në punë”;
f) Udhëzimi nr. 1, i ISSH-së, datë 24.09.1993 “Për kriteret e caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë”;
g) Rregullore nr. 7, e ISSH-së, datë 16.06.1994 “Për kujdes mjekësor shtesë dhe aftësim për dëmtim të vogël dhe zhdëmtime në masë të arsyeshme”.

2. Kushtet e përfitimit
a) Pagesë për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale, përfitojnë vetëm të punësuarit;
b) Ky raport jepet nga Spitali ose KML, deri në 12 muaj.

3. Dokumentacioni
a) Raportet mjekësore për aksident në punë;
b) Proces-verbali tip i aksidentit në punë, i cili plotësohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës;
c) Formulari i bazës së vlerësuar të tri viteve të fundit të punës. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit);
d) Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentet e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listë-pagesë të përfitimeve afatshkurtra dhe e dërgon atë në ALSSH, ku ka aktivitetin subjekti;
e) ALSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet, i kalon pagesat në llogarinë personale bankare të përfituesit, ose në atë të subjektit.

4. Masa e përfitimit
a) 100 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar, të tri viteve të fundit kalendarikë;
b) Kjo masë përfitimi vazhdon deri në 12 muaj.

B. Të ardhurat për invaliditet të përhershëm nga aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale (pension invaliditeti i plotë)

Për të përfituar pension të përhershëm invaliditeti, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të përhershëm të invaliditetit dhe për të marrë udhëzimet e nevojshme.

1. Baza ligjore
a) Kreu i IV, Neni 48, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar;
b) VKM nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës”;
c) VKM nr. 396, datë 28.06.2007 “Për përcaktimin e sëmundjeve profesionale”;
d) Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra”;
e) Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohshme në punë”;
f) Udhëzim nr. 1, i ISSH-së, datë 24.09.1993 “Për kriteret e caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë”;
g) Rregullore nr. 7, e ISSH-së, datë 16.06.1994 “Për kujdes mjekësor shtesë dhe aftësim për dëmtim të vogël dhe zhdëmtime në masë të arsyeshme”.
2. Kushtet për përfitim
a) Pagesë për paaftësi të përhershme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale, përfitojnë vetëm të punësuarit;
b) Këtë të drejtë e përfitojnë pasi të kenë marrë pagesën deri në 12 muaj për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë, ose sëmundjet profesionale.

3. Dokumentacioni dhe procedurat
a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
- Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi;
- Certifikatë e gjendjes familjare;
- Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
- Dy copë fotografi.
b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
- Libreza e punës;
- Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
- Vërtetim për periudhën e sigurimit, të lëshuar nga zyra e arkivit pranë DRSSH-së për punëdhënësit, të punësuarit, të vetë-punësuarit, të vetë-punësuarit në bujqësi;
- Të gjitha këto dokumente për efekt përfitimi pensioni invaliditeti do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.
c) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
- Vërtetim page për tri vitet e punës, deri në momentin e aksidentit në punë, ose të sëmundjes profesionale, të vërtetuar nga DRSSH, për derdhjen e kontributit për periudha sigurimi;
- Çdo dokument tjetër justifikues që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
d) Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
- Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
- Fletë-drejtimi nga KML për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;
- Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del për ri-kontroll duhet shoqëruar me ekzaminimet përkatëse zyrtare;
- Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
- Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjendjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të ri-kontrollit;
- Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);
- Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;
- Vërtetim për pagesën e paaftësisë së përkohshme në punë nga aksidenti në punë, ose sëmundje profesionale;
- Kopje e proces-verbalit për aksident në punë, ose sëmundje profesionale, që është mbajtur në momentin e aksidentit, e legalizuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

4. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it
a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi;
b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.

5. Masa e përfitimit
a) E ardhura për invaliditet të përhershëm në punë ose sëmundje profesionale, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67 % të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me 80 % të pagës mesatare të 3 viteve të fundit të punës, por jo më pak se niveli minimal i standartit të jetesës që vendoset nga KM;
b) Personit që përfiton të ardhura për invaliditet të përhershëm në punë ose sëmundje profesionale dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas vendimit të KMCAP-it, i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësueshme;
c) Nqs ka në ngarkim fëmijë deri në moshën 18 vjeç ose deri në moshën 25 vjeç, kur vazhdon studimet e larta, i jepet një e ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 % të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 % e tij;
d) Pensioni bazë përcaktohet me VKM

C. Të ardhurat për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundjet profesionale (pension invaliditeti i pjesshëm)
Për të përfituar pension të pjesshëm të përhershëm invaliditeti, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të përhershëm të invaliditetit dhe për të marrë udhëzimet e nevojshme.

1. Baza ligjore
a) Kreu i IV, Neni 49, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar;
b) VKM nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës”;
c) VKM nr. 396, datë 28.06.2007 “Për përcaktimin e sëmundjeve profesionale”;
d) Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra”;
e) Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohshme në punë”;
f) Udhëzim nr. 1, i ISSH-së, datë 24.09.1993 “Për kriteret e caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë”;
g) Rregullore nr. 7, e ISSH-së, datë 16.06.1994 “Për kujdes mjekësor shtesë dhe aftësim për dëmtim të vogël dhe zhdëmtime në masë të arsyeshme”.

2. Kushtet e përfitimit
a) Pagesë për paaftësi të pjesshme të përhershme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale përfitojnë vetëm të punësuarit;
b) Këtë të drejtë e përfitojnë pasi të kenë marrë pagesën deri në 12 muaj për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë, ose sëmundjet profesionale.

3. Dokumentacioni dhe procedurat
a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
- Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi;
- Certifikatë e gjendjes familjare;
- Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
- Dy copë fotografi.
b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
- Libreza e punës;
- Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
- Vërtetim për periudhën e sigurimit, të lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë DRSSH-së për punëdhënësit, të punësuarit, të vetë-punësuarit, të vetë-punësuarit në bujqësi;
- Të gjitha këto dokumente për efekt përfitimi pensioni invaliditeti do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.
c) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
- Vërtetim page për tri vitet e punës, deri në momentin e aksidentit në punë, ose të sëmundjes profesionale, të vërtetuar nga DRSSH, për derdhjen e kontributit për periudha sigurimi;
- Çdo dokument tjetër justifikues që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
d) Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
- Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
- Fletë-drejtimi nga KML për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;
- Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del për ri-kontroll duhet shoqëruar me ekzaminimet përkatëse zyrtare;
- Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
- Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjendjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të ri-kontrollit;
- Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);
- Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;
- Vërtetim për pagesën e paaftësisë së përkohshme në punë nga aksidenti në punë, ose sëmundje profesionale;
- Kopje e proces-verbalit për aksident në punë, ose sëmundje profesionale, që është mbajtur në momentin e aksidentit, e legalizuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

4. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it
a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet për pasaktësi;
b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.

5. Masa e përfitimit
a) E ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë, që ka shkaktuar të paktën humbjen e 33 % të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me një pjesë të 80 % të pagës mesatare të 3 viteve të fundit, në vartësi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë, por jo më pak se 50 % të saj, dhe përcaktohet në Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

D. Të ardhurat për paaftësi të përhershme në masë të vogël nga aksidenti në punë
E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, në më pak se 33 %, por më shumë se 10 %, e vërtetuar nga KMCAP, është një shumë të hollash që jepet menjëherë dhe caktohet në përputhje me Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

1. Baza ligjore
a) Kreu i IV, Neni 49, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar;
b) VKM nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës”;
c) VKM nr. 396, datë 28.06.2007 “Për përcaktimin e sëmundjeve profesionale”;
d) Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra”;
e) Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohshme në punë”;
f) Udhëzim nr. 1, i ISSH-së, datë 24.09.1993 “Për kriteret e caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë”;
g) Rregullore nr. 7, e ISSH-së, datë 16.06.1994 “Për kujdes mjekësor shtesë dhe aftësim për dëmtim të vogël dhe zhdëmtime në masë të arsyeshme”.

2. Kushtet e përfitimit
a) E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, në më pak se 33 %, por më shumë se 10 %, e vërtetuar nga KMCAP, është një shumë të hollash që jepet menjëherë dhe caktohet në përputhje me Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
b) Këtë pagesë e përfitojnë vetëm të punësuarit që janë aksidentuar dhe kanë paaftësi të përhershme në masë të vogël;
c) Kjo e drejtë hyn në fuqi pas vendimit të KMCAP-it.

3. Dokumentacioni dhe procedurat
a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
- Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi;
- Certifikatë e gjendjes familjare;
- Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
- Dy copë fotografi.
b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
- Libreza e punës;
- Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
- Vërtetim për periudhën e sigurimit, të lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë DRSSH-së për punëdhënësit, të punësuarit, të vetë-punësuarit, të vetë-punësuarit në bujqësi;
- Të gjitha këto dokumente për efekt përfitimi pensioni invaliditeti do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.
c) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
- Vërtetim page për tri vitet e punës, deri në momentin e aksidentit në punë, ose të sëmundjes profesionale, të vërtetuar nga DRSSH, për derdhjen e kontributit për periudha sigurimi;
- Çdo dokument tjetër justifikues që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
d) Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
- Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
- Fletë-drejtimi nga KML për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;
- Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del për ri-kontroll duhet shoqëruar me ekzaminimet përkatëse zyrtare;
- Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
- Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjendjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të ri-kontrollit;
- Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);
- Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;
- Vërtetim për pagesën e paaftësisë së përkohshme në punë nga aksidenti në punë, ose sëmundje profesionale;
- Kopje e proces-verbalit për aksident në punë, ose sëmundje profesionale, që është mbajtur në momentin e aksidentit, e legalizuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

4. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it
a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet për pasaktësi;
b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.

20 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›