ISSH-ja zbardh skemën e llogaritjes së pensioneve për vitin 2009
Koeficientët e indeksimit do të përdoren për të shumëzuar pagën. Në dosjen e pensionit nevojiten edhe pagat e 10 viteve të fundit
Jonida Tashi
Përcaktohet skema e llogaritjes së pensioneve për personat që u lind e drejta e përfitimit brenda këtij viti. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) shpjegojnë se llogaritja e pensioneve do të kryhet duke marrë parasysh pagat referuese sipas profesioneve përkatëse, të caktuara nga qeveria, të cilat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim dhe koeficientët përkatës sipas viteve. Specialistët sqarojnë se pagat referuese duhen shumëzuar me koeficientët e rinj, të miratuar nga qeveria në muajin e fundit të vitit 2008. Çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar individuale indeksohet me koeficientin që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës.
Dosja
Çdo person që do të plotësojë dokumentet për të marrë pension duhet të dërgojë bashkë me dosjen e tij edhe pagat e 10 viteve të fundit. Kështu, paga e çdo viti do të shumëzohet me koeficientin që i përket atij viti. Në rast se një i punësuar në vitin 1997 paguhej 20 mijë lekë në muaj, atëherë për llogaritjen e pensionit paga e tij do të shumëzohet me koeficientin e vitit 1997, që është 1.22. Kështu, paga e tij për efekt pensioni do të jetë 24.400 lekë. Në të njëjtën mënyrë do të veprohet për të gjitha vitet. Për të llogaritur shumën fillestare të pensionit nevojitet paga mesatare mujore e tre vjetëve në 10 vitet e fundit të punës si dhe koeficientët e indeksimit. Shuma e pensionit llogaritet me 75 për qind të pagës neto mesatare të tre viteve rresht në 10 vitet e fundit të punës. Këto tre vite pune shumëzohen me koeficientet përkatës të viteve që merren për llogaritje. Me këto koeficiente do të llogariten vetëm pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1 janari i vitit 2008 dhe përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Pagat
Paga bruto, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, është paga e caktuar sipas legjislacionit në fuqi ose në kontratën e punës, sipas rastit, me kohë ose vëllim pune dhe shtesat e tjera me karakter të përhershëm, që lindin në marrëdhëniet e punës. Paga bruto nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, që është 17 mijë lekë në muaj. Kontributet llogariten deri në një pagë maksimale, e cila është sa pesëfishi i pagës minimale. Kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore llogariten e paguhen edhe për të ardhurat nga paga dhe shtesat mbi pagat nga një punë e dytë. Në rastet kur një nga punëmarrësit punon në dy punë, atëherë për këtë punëmarrës secili prej punëdhënësve të tij (personi juridik ose personi fizik) llogarit dhe paguan kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore njësoj sikur personi të mos ishte i punësuar në punëdhënës tjetër. Pra, secili prej punëdhënësve, në mënyrë të pavarur, llogarit dhe paguan kontributet, mbi bazën e pagës reale të punëmarrësit, brenda kufirit maksimal të miratuar. E njëjta gjë ndodh edhe në rastet e të vetëpunësuarve, kur i vetëpunësuari është njëkohësisht edhe punëmarrës edhe një punëdhënës. Atëherë ai duhet të regjistrohet në degën e tatimeve dhe të paguajë kontributet dhe detyrimet e tjera, si i vetëpunësuar, sipas gjithë rregullave, njësoj sikur të mos ishte edhe punëmarrës. Ndërkohë, ai duhet gjithashtu të paguajë kontributet edhe si punëmarrës te një punëdhënës tjetër. Punëdhënësi, ku i vetëpunësuari është punëmarrës, i bën veprimet njësoj si për të gjithë punëmarrësit, sikur personi të mos ishte edhe i vetëpunësuar.
Llogaritja për vitin 2009
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2006, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, llogaritja fillestare e pensionit bëhet nga paga neto mesatare, që shumëzohet me këto koeficiente:
Paga neto mesatare mujore e vitit 1994 me koeficientin 1.32
Paga neto mesatare mujore e vitit 1995 me koeficientin 1.37
Paga neto mesatare mujore e vitit 1996 me koeficientin 1.09
Paga neto mesatare mujore e vitit 1997 me koeficientin 1.22
Paga neto mesatare mujore e vitit 1998 me koeficientin 1.05
Paga neto mesatare mujore e vitit 1999 me koeficientin 1.09
Paga neto mesatare mujore e vitit 2000 me koeficientin 1.07
Paga neto mesatare mujore e vitit 2001 me koeficientin 1.14
Paga neto mesatare mujore e vitit 2002 me koeficientin 1.09
Paga neto mesatare mujore e vitit 2003 me koeficientin 1.10
Paga neto mesatare mujore e vitit 2004 me koeficientin 1.12
Paga neto mesatare mujore e vitit 2005 me koeficientin 1.02
Paga neto mesatare mujore e vitit 2006 me koeficientin 1.04
Paga neto mesatare mujore e vitit 2007 me koeficientin 1.00
20 Janar 2009