E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SKAY", në pranga dy trafikantë droge

Shkon në gjashtë numri i të arrestuarve
për kapjen e 42 kg drogë një muaj më
parë. Pas arrestimit në flagrancë të katër
transportuesve në muajin dhjetor të vitit të
kaluar, hetimet kanë bërë të mundur arrestimin
edhe të dy bashkëpunëtorëve të
tjerë, që kanë qenë të shpallur në kërkim nga
ana e Policisë së Gjirokastrës pikërisht për
këtë ngjarje. Operacioni i koduar "SKAY" i
ndërmarrë nga uniformat blu i zhvilluar në
fund të vitit të kaluar, shërbeu për arrestimin
e katër shtetasve dhe sekuestron e 42 kg marijuanë,
e cila vinte nga Lazarati me destinacion
drejt shtetit grek. Sot janë arrestuar dy
protagonistët kryesorë të ngjarjes së një muaji
më parë kur u tentua të kalohej drejt Greqisë
marijuana e pastër. Idriz Derxho 37 vjeç nga
Lazarati dhe Pajtim Hasllari nga Tirana 34
vjeç, i pari posedues i mallit narkotik dhe tjetri
bashkëpunëtor, u arrestuan sot teksa po
lëviznin së bashku me një xhip tip "Nissan"
me targa të Fierit 8147 B. Sipas burimeve zyrtare
nga Policia e Gjirokastrës, lazaratasi
Derxho, mësohet se ua kishte shitur mallin
narkotik katër të rinjve të arrestuar në dhjetor
e më pas ata do ta shisnin në Greqi. Droga
e kapur, vuri në alarm më 20 dhjetor të vitit të
kaluar uniformat blu të Gjirokastrës, të cilat
investiguan intensivisht dhe hetuan shtrirjen
e grupit dhe mekanizmin e përdorur për
transportimin e hashashit për në Greqi. Droga
u është kapur Shkëlzen dhe Jetmir
Madanit, Leonard Luzit dhe Oljon Mucollarit
në aksin rrugor Gjirokastër-Leskovik në afërsi
të kufirit me Greqinë. Sipas zëdhënësit të
Policisë së Gjirokastrës, Gentijan Mullai, të
arrestuarit e sotëm janë fryt i një pune intensive
të Policisë së Gjirokastrës, e cila i kishte
shpallur këta persona në kërkim, ndërkohë
që emrat e tyre nuk i kishte bërë të ditur
për publikun. Të dy të arrestuarit e sotëm
citohen burime zyrtare, janë pjesë e grupit
kriminal që merrej me trafikun e lëndëve
narkotike që vazhdimisht kishin transportuar
marijuanë në vendin fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›