E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ITALI – Përmbytje pas motit të keq në Siçili

ROMË, 13 nëntor /ATSH-DPA/- Disa automjete kanë përfunduar në det, si pasojë e reshjeve të dendura në ishullin italian të Siçilisë.

“Automjetet u përshkuan nga përmbytjet pranë qytetit Riposto në bregun lindor”, tha sot shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Raportet fillestare sugjerojnë se nuk ka patur të plagosur.  Siçilia prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të vazhdueshme.

Shumë lumenj në ishullin e Siçilisë, ku jetojnë pothuajse 5 milionë njerëz, kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar rrëke uji që kanë vërshuar nëpër rrugë.

Italia ka përjetuar disa stuhi në muajt e fundit, veçanërisht në rajonet veriore si Emilia-Romagna dhe Lombardia. Jugu i kontinentit dhe ishulli i Siçilisë u prekën gjithashtu nga nxehtësia ekstreme gjatë verës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›