Vjedhjet e bankave, gjykata le ne burg 12 hakersat, lirohen 5 te tjeret
Tirane - Gjykata e Tiranes ka vleresuar dje masat e sigurise per 17 hakersat e vjedhjeve te bankave nepermjet bankomateve. Togat e zeza te gjykates kane vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per 12 te pandehurit, ndersa kane lene te lire 5 prej tyre. Keshtu, sipas vendimit te gjykates, nen masen e sigurise “arrest me burg” jane lene Endit dhe Anil Gjergjani, Kreshnik Luka, Ledjo Doko, Enea Cela, Endri Mezurraj, Rei Karapici, Redi Cekani, Blerim Abazi, Flamur Gashi, Indrid Abaz, si dhe Alban Bari. Ndersa per te pandehurit e tjere Besfort Puka, Seid Mollaj, Fatmir Borshi, Klodian Terroli dhe Fatmir Kolmarku, gjykata ka caktuar masen e sigurise “detyrim paraqitjeje”. Ora shenonte 10:00 kur 5 furgona policie kane mberritur ne Gjykate te Tiranes, se bashku me 17 hakersat, te cilet do te perballeshin me gjykaten per caktimin e mases se sigurise. Nje e nga nje te gjithe kane hyre ne salle per te dhene dhe versionet e tyre. Kreret e grupit, Endri dhe Anil Gjergjani, si dhe Kreshnik Luka, nuk kane pranuar te flasin perpara gjykates, as te japin shpjegime ne lidhje me akuzat e ngritura prej tyre. Burime nga gjykata kane bere te ditur se 14 te pandehurit e tjere kane pranuar akuzat e tyre, duke treguar edhe skemen e kryerjes se vjedhjes dhe rolin e tyre. Sipas burimeve, pese prej te arrestuarve kane pasur vetem dijeni ne lidhje me kete ngjarje, por nuk kane marre pjese ne vjedhje. Per kete prokurori i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise “detyrim paraqitjeje”, duke ngritur vetem akuzen e “moskallezimit te krimit”, mase kjo e lene ne fuqi nga gjykata. Nderkohe qe per 12 te pandehurit e tjere, prokurori i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise “arrest me burg”, pasi mbi ta rendojne akuzat e “vjedhjes”, kryer ne bashkepunim dhe “falsifikim te kartave”. Sipas prokurorise, 17 te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur nepermjet bankomateve 2 milione euro. Vjedhja e bankave kryhej nepermjet kartave false, te cilat plotesoheshin nga vete te arrestuarit. Nga hetimi ka rezultuar se koka e ketyre vjedhjeve, Endrit Gjergjani, blinte kartat e bardha ne Mal te Zi dhe me pas, nepermjet nje aparature, te cilen e kishte blere ne Rusi dhe nepermjet ndihmes se Kreshnik Lukes dhe babait te tij, Anilit, benin te mundur shkrimin dhe plotesimin e kartave te bardha, duke i shnderruar ato ne karta te llojeve “Viza” dhe “Mastercard”. Informacionet e personalizuara ishin blere nga hakersa kompjuterike ne internet. Karta e plotesuar perdoreshin me pas nga anetaret e tjere te grupit, te cilet merreshin vetem me terheqjen e lekeve nga bankomatet. Terheqje realizohej nepermjet perputhjes se te dhenave te kartes se falsifikuar me llogarite e ndryshme. Terheqja e lekeve kryhej nga persona te ndryshem, per te mos rene ne sy. Prokuroria, e cila ka 8 muaj qe ka nisur hetimet ne lidhje me kete rrjet, do te bashkepunoje edhe me autoritetet e SHBA-se per te arritur ne kapjen e dy personave, te cilet bashkepunonin kreret e grupit per vjedhjen e lekeve nepermjet internetit. Prokuroria ka sekuestruar ne cilesine e provave materiale 13 kartat e bllokuara ne bankomate, kasetat filmike te Bankes Amerikane dhe asaj Raiffizen, aparaturen me te cilen realizohej vjedhja e lekeve. Nga verifikimet e kryera nga ana e prokurorise, ka rezultuar se leket qe vidheshin jane perdorur per te blere pajisjet e pershtatshme, por nga ana tjeter edhe per blerje te sendeve personale, si makina etj.