E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Belgjikë i kërkuari për vrasje



Është arrestuar në Belgjikë një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje. Pas bashkëpunimit midis Interpol-Tiranës dhe Interpol-Brukselit ra në pranga Ismet Boriçi. 33-vjeçari, lindur në Fier, u ndalua ditën e enjte në kryeqytetin belg. Sipas burimeve zyrtare, ndalimi i tij u krye, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 112, datë 19.02.2004, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”. 33-vjeçari në datën 27.01.2004, në bashkëpunim me shtetasit Platon Pepa dhe vëllezërit Fredi dhe Sokol Aliaj, kanë rrëmbyer, keqtrajtuar dhe vrarë në Durrës shtetasin Robert Mitro. I ndaluari është shoqëruar në qelitë e burgut, në pritje për të nisur procesin e ekstradimit. Ditën e enjte u ekstradua nga Holanda Sokol Aliaj, i cili ishte arrestuar në Amsterdam.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›