E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi hap Ambasadën në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot Radovan Miljanic, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit në pozitën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi, në shumë fusha.

Hoxhaj e vlerësoi vendimin e Malit të Zi për dërgimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e saj në Republikën e Kosovës, duke i uruar Miljanic, suksese në detyrën e tij.

Ministri Hoxhaj bëri të ditur se së shpejti edhe Republika e Kosovës do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje, funksionalizimin e misioneve diplomatike në dy kryeqytetet.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljanic, ka shprehur përkushtimin e tij që gjatë punës në Kosovë, të jetë në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›